Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Visari mohon lidhjen me Ronelën Empty Visari mohon lidhjen me Ronelën

Thu 24 Nov 2011 - 2:32
Visari mohon lidhjen me Ronelën Normal_ronelavisari-560x373Për herë të parë bashkë me këngën “Nelës” Visari dhe Ronela janë paraqitur në festivalin “Kënga Magjike”. Flitet se ata tani janë në lidhje dashurie, por ndryshe nga çifti Rozana Radi dhe Mc Kresha, dyshja tjetër e ngjashme e këngëtarëve kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, edhe pse me shumë bindje Visari e mohon këtë lidhje.“Me Ronelën njihemi që prej një viti, jemi miq shumë të mirë, por nuk jemi të dashuruar. Këto që po qarkullojnë në opinion janë vetëm spekulime dhe në mes nesh nuk ka lidhje dashurie.
Jemi vetëm kolegë dhe për herë të parë kemi realizuar një këngë bashkë me të cilën jemi prezantuar në ‘Kënga Magjike’”, ka thënë ai.Teksti i këngës është realizuar nga Ronela dhe është një dedikim që ajo i bën vetes dhe Visarit, e që në pseudonim është Skivi. Megjithatë, mbetet të shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë mes tyre, edhe pse Visari thotë se nuk është e mundur. “Me Ronelën jemi vetëm miq dhe as në të ardhmen nuk do të ketë ndonjë lidhje dashurie”, shprehet në fund ai.
Visari mohon lidhjen me Ronelën Normal_Visari___Ronela_Hajati___
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi