Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

FEJA DHE PSIKOLOGJIA (V)  Empty FEJA DHE PSIKOLOGJIA (V)

Thu 24 Nov 2011 - 16:50
Sa u përket atyre të cilët organizimet fetare i konsiderojnë pjesë përbërëse dhe tejet të rëndësishme të fesë, ata pohojnë se, pjesëtarët të cilët i përkasin një feje të përbashkët për t'i mbrojtur botëkuptimet e tyre fetare dhe për t'i mëkëmbur ato duke u drejtuar kah disa rrugë të organizimeve, kanë nxjerrë në shesh disa organizata të këtilla. Këto organizata fetare me vetëkontributin e prijësve fetarë dhe me idenë e përhapjes së mendimeve të veta, arrijnë deri te realizimi i qëllimeve të tyre. Format themelore të këtij lloj organizimi janë grupëzimet: medhhebet (sektet), tarikatet e kështu me radhë.

61 Është temë e cila është bërë diskutim i rëndësishëm mes psikologjisë së fesë dhe sociologjisë së fesë, rreth asaj se brenda kornizave të hulumtimeve empirike të jetës fetare (fetarësisë), çështja e indikacioneve (tabelave) që përdoren gjatë studimeve të ndryshme. Këto lloje tipologjish në ditët e sotme si tema të dimensioneve të fetarësisë, dalin nga vetë fakti se brenda një shoqërie vijnë në pyetje mënyra e matjes, vërtetimit dhe ardhjes në përfundim të shkallës së fetarësisë së njeriut, llojet e sferave të jetës së njeriut që janë nën ndikimin fetar dhe në çfarë shkalle është ndikimi i fesë tek njerëzit.

62
6. Studimet empirike të realizuara mbi fetarësinë Punimet empirike të realizuara mbi fetarësinë datojnë që prej pas Luftës së Parë Botërore në Amerikë, të realizuara nga ana e një grupi sociologësh dhe psikologësh. Numri i punimeve të këtilla në veçanti shtohet mes viteve 1954-1965. Tërheq vëmendjen fakti se brenda këtyre viteve nga ana e hulumtuesve është bërë zhvillimi i hulumtimeve të cilat matin dhe vërtetojnë shkallën e fetarësisë.

63 Këto hulumtime studiuesve të jetës fetare u kanë mundësuar që nëpërmjet metodës eksperimentale shkencore të vijnë deri në përfundime sa më objektive. Punimet empirike të realizuara në lidhje me jetën fetare (fetarësinë) në Jugosllavinë e vjetër janë bërë me metodën e anketimit. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre punimeve duke hulumtuar llojet e fetarësisë së njerëzve, në anën tjetër kanë tentuar që nëpërmjet këtyre punimeve t’i nxjerrin në shesh edhe llojet e ateizmit (mosnjohjes së Zotit). Një ndër ata të cilët përkrahin idenë se ateizmi është çështje të cilën duhet studiuar në fushën e psikologjisë së fesë është edhe Antoine Vergote.

64 Sa për ilustrim do të sjellim disa shembuj të punimeve të këtyre trojeve në lidhje me fetarësinë apo jetën fetare. Punimi “Socijalisticko Društvo i Religija” (Feja dhe shoqëria socialiste) i autorit Esad Cimic, i cili në një perspektivë sociologjike i ka studiuar rrethanat në lidhje me jetën fetare dhe ateizmin në Bosnjë e Hercegovinë, ka arritur të bëjë klasifikime të fetarësisë dhe jofetarësisë. Ai ka ardhur në përfundimin se popujt që jetojnë në këto troje shumica prej tyre janë grup i “besimtarëve tradicionalë”, një pakicë e “besimtarëve të papërcaktuar” dhe në aspekt të përqindjes grupi më i vogël janë grupi i “besimtarëve të vetëdijesuar (racionalistë)”. Grupin e ateistëve shumicën e përbëjnë “ateistët me ndjenja”, ndërsa grupi i “ateistëve të vetëdijesuar (racionalistë)” ka qenë shumë i vogël.

65 Hulumtimi i Pantic J. Dragomir me titullin “Klasicna i svetovna religioznost: socijalno-psihološko istraživanje stanovnika Beogradskog regiona” (Fetarësia klasike dhe shekullare: Hulumtim psiko-social i banorëve të rrethit të Beogradit), krahas fetarëve tradicionalë (fetarësisë tradicionale), ka studiuar edhe anuesit ndaj shekullarizmit dhe ateizmit si dhe faktorët të cilët ndikojnë në qëndrimet e tyre.
Përfundimi në të cilin ka arritur ai tregon se tipologjitë janë këto: fetarësi e fuqishme e fortë), fetarësi e mesme (këtu i përfshinë të papërcaktuarit në çështjet fetare si dhe ata që fare nuk interesohen për fenë) dhe fetarësi e dobët. Në të njëjtën mënyrë, në aspektin e animit jofetar ekziston një gjendje e njëjtë sikur te fetarësia.66 Në vitin 1972 në Maqedoni nga ana e Stefan M. Kostovskit është realizuar një punim i titulluar “Religijata kaj selskoto naselenie vo Dolni Polog” (Dukuria e fetarësisë te popullata e fshatrave të Pollogut të Poshtëm), i cili e ka hulumtuar fetarësinë në dimensione të ndryshme. Ndaj kësaj nëpërmjet anketimit ka arritur t’i formulojë dhe t’i nxjerrë llojet e fetarësisë. Temat që i ka bërë lëndë studimi kanë qenë: format e fetarësisë dhe shenjat e përhapjes (dimensioni adhurimor i fesë), përhapja e sistemit të besimit fetar (dimensioni i besimit), gjendja e shkallës së përhapjes së aktiviteteve etare dhe mësimit fetar (dimensioni intelektual i fesë), ndikimi i fesë në marrëdhëniet ndërnjerëzore (dimensioni i ndikimit të fesë). Në veçanti është ndalur në dy llojet e fetarësisë: në lloj të bindur tradicional-fetar aktiv dhe lloj i fetarit skeptik - të pavendosur. Po ashtu ka theksuar se ky lloj klasifikimi haset edhe tek ateistët. Studimet dhe hulumtimet që u përmendën pak më lart, në përgjithësi si shembull kanë marrë dhe shfrytëzuar ndarjen e dimensioneve të fetarësisë të shkencëtarëve Glock dhe Stark.

FUND
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi