Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

[TuT]SI TE PERDORIM KOMPJUTERIN NGA NJE KOMPJUTER TJETER Empty [TuT]SI TE PERDORIM KOMPJUTERIN NGA NJE KOMPJUTER TJETER

Fri 25 Nov 2011 - 18:38
[TuT]SI TE PERDORIM KOMPJUTERIN NGA NJE KOMPJUTER TJETER

Sa here kemi menduar?! - ''Eh, sikur te ishte e mundur te kontrollonim kompjuterin tone me ane te nje kompjuteri tjeter!'', a do ishte e mundur, ne rast se po si mund te behet? etj etj.., Per te gjitha keto pyetje kemi pergatitur kete artikull qe do tu shpjegoje, se
Si te perdorim kompjuterin me ane te nje kompjuteri tjeter. Vlen për ata qe kan Windows XP, Në versionin profesional të Windows XP nuk është nevoja të instalosh asnjë program, sepse Windows vjen me programin Remote Desktop Connection që të lejon ta përdorësh kompjuterin nga rrjeti, njësoj sikur ta kishe përpara. Ndiq hapat në vazhdim për të pregatitur kompjuterat dhe për të bërë lidhjen.


Në kompjuterin e shtëpisë

1. Krijo një llogari në kompjuterin e shtëpisë dhe vendosi një fjalëkalim të mirë.
Kjo është shumë e rëndësishme që të mos futen të tjerët në kompjuterin tënd.

2. Aktivizo "Remote Desktop Connection"
- start > settings > control panel > system
- hap tabelën "remote"
- aktivizo opsionin "allow users to connect remotely to this computer"
- nëse llogaria që krijove në hapin 1 nuk është llogari administratori, atëherë shtyp butonin "select remote users", shtyp butonin "add" dhe shkruaj emrin e llogarisë. Administratorët e kompjuterit kanë leje automatikisht. Tani kompjuteri është gati të pranojë lidhje nga rrjeti.

3. Gjej IP ose emrin e kompjuterit në rrjet
Nëse kompjuteri i shtëpisë ka lidhje të drejtpërdrejtë me internetin (d.m.th. IP publike), Mënyrja për të gjetur IP është duke hapur start > run > cmd dhe të shtypësh komandën ipconfig.Do te shfaqen disa shënime me IP addressen e Pc suja,default gateawat etj, Nëse kompjuterat që do lidhen janë në të njëjtin rrjet lokal (zyre ose shtëpie), atëherë nuk është nevoja e IP, por mjafton emri i kompjuterit. Emrin e gjen tek start > settings > control panel > system > tabela "computer name". Mbaje shënim IP dhe emrin e kompjuterit.


Në kompjuterin e zyrës (rrjet/internet)

4. Hap programin "Remote Desktop Connection". Në Windows XP e gjen tek menuja [start > programs > accessories > communications > remoted desktop connection] ose tek [start > run > mstsc]. Nëse kompjuteri i zyrës nuk ka Windows XP, të duhet të shkarkosh "Remote Desktop Client" nga faqja e Microsoftit.

5. Tek kutia e kompjuterit shkruaj IP ose emrin e kompjuterit që do të kontrollosh
(atë që mbajte shënim në hapin 3 më lart) dhe shtyp butonin "connect" që të bëhet lidhja. Nëse çdo gjë shkon siç duhet, tani do shikosh ekranin e kompjuterit të shtëpisë që do të kërkojë të identifikohesh dhe pastaj mund ta përdorësh njësoj sikur të ishe në shtëpi. Kur shkëput lidhjen, kompjuteri i shtëpisë kyçet dhe kompjuteri qëndron ashtu siç e le. Kjo është gjë e mirë sepse mund të vësh një program në punë dhe kur kthehesh në shtëpi e gjen të mbaruar punën.


Nëse lidhja dështon

1. Kontrollo që kompjuteri i shtëpisë është ndezur.
është lidhur në internet, dhe IP është e saktë. Shumica e lidhjeve të internetit ofrojnë IP të ndryshme sa herë që lidhesh pra IP addresat i marrin ne mënyrë automatike përmes sherbimit te DHCP.

2. Nëse kompjuteri i shtëpisë lidhet në internet
nëpërmjet një kompjuteri tjetër ose një routeri, atëherë routeri duhet konfiguruar që porta TCP: 3389 të jetë e hapur.

3. Nëse kompjuterat përdorin firewall,
ndrysho konfiguracionin që të mos bllokojë portën TCP: 3389.

4. Shiko nëse janë hapur shërbimet e nevojshme.
- Hap start > run > services.msc
- Gjej shërbimet "terminal services" dhe "remote desktop help session manager". Tek kolona "startup type" duhet të jenë "manual" ose "automatic". Nëse do ta përdorësh shpesh programin, ndryshoji në "automatic" që të bëhet pak më shpejt lidhja.



KUJDES


Kompjuterat qe duhet te lidhen ndermjet veti duhet te kenë IP adresa reale pra publike gjë qe është mjaft e rrallë,ose nëse kanë IP adresa private qe nuk janë te rutueshme ne internet PC-të duhet te jenë ne te njëjtin LAN por dhje ne te njëjtin subnet.

Gjithashtu duhet te keni kujdes edhe tek fairwalli i windows XP i cili i bllokon portet remote desctop,pra duhet konfiguru fairwolli qe te mundeson qasje remote,konfigurimi është i leht,Unë e kam provu,shum ok ka qenë. TuT By ExpLoID
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi