Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Franca nuk përmend Maqedoninë për integrimet në BE  Empty Franca nuk përmend Maqedoninë për integrimet në BE

Sat 26 Nov 2011 - 12:13
Shkup, 24 nëntor 2011- Franca në prioritetet e shprehura për politikat e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian nuk ka përmendur fare Maqedoninë.

Ministri i Jashtëm francez, Alen Zhype në mbledhjen e mbajtur sot në Këshillin e Ministrave të Francës, që është nën kryesimin e presidentit Nikola Sarkozy, ku ka shprehur pozicionet e Francës rreth procesit të zgjerimit të BE-së.

“Politika e zgjerimit të BE-së ka dhënë kontribut të rëndësishëm për integrimin dhe politikat e stabilitetit në hapësirën evropiane. Me qëllim që kjo politikë të bëhet kyçe, duhet të jetë e kontrolluar, duke pasur parasysh situatën aktuale në BE, por edhe të bazohet në kapacitetet e secilit vend kandidat, që duhet të vlerësohet rreth kritereve të plotësuara për anëtarësim, sidomos në fushën e sistemit të drejtësisë”, thuhet në qëndrimin e shprehur të Francës.

Në dokumentin e autoriteteve franceze nënvizohet se imperativ i kohës është forcimi i brendshëm i BE-së dhe integrimi më i mirë i eurozonës.

Dokumenti i politikave franceze të integrimit ka përmendur Serbinë, Turqinë dhe Kosovën, Malin e Zi, në planin e integrimit të tyre në BE.

Lidhur me Serbinë, Franca mbështet dhënien e statusit të vendit kandidat, por në këmbim të kësaj të ketë përparime konkrete në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sa i përket Kosovës, Qeveria franceze mbështet një marrëveshje parimore për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave, që do të kishte një epilog me heqjen e vizave, mirëpo paraprakisht pasi të jenë plotësuar kushtet dhe kriteret e Këshillit të BE-së.

Franca për Turqinë përsërit pozicionet e saj se ky vend duhet të bëjë përparime në shumë sfera, si forcimin e dialogut politik, riatdhesimin, vizat dhe kontrollin e kufijve.

Në tërë raportin e autoriteteve franceze nuk është thënë asnjë fjalë për Maqedoninë dhe procesin e integrimit të saj në BE. Qeveria franceze është e njohur me qëndrimet e saj pro mbështetjes së Greqisë në kontestin e emrit. Këto qëndrime në disa raste janë shprehur edhe nga presidenti Nikola Sarkozy.

/NOA/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Franca nuk përmend Maqedoninë për integrimet në BE  Empty Re: Franca nuk përmend Maqedoninë për integrimet në BE

Sat 26 Nov 2011 - 12:20
Titulli: -Franca nuk përmend Maqedoninë për integrimet në BE

Permbajtja kryesore: Dokumenti i politikave franceze të integrimit ka përmendur Serbinë, Turqinë dhe Kosovën, Malin e Zi, në planin e integrimit të tyre në BE.

Ketu nuk ka permendur SHQIPERINE, ndersa Shqiptarit i dhimbset "Maqedonia"!!!
Kjo eshte marrezi...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi