Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lady Gaga: Lidhjet e mia dështojnë gjithmonë Empty Lady Gaga: Lidhjet e mia dështojnë gjithmonë

Wed 30 Nov 2011 - 1:51
Lady Gaga: Lidhjet e mia dështojnë gjithmonë Gaga-lady-EMALady Gaga hapi kapitullin më të fshehtë të jetës së saj, në një intervistë për një revistë rozë, në të cilën rrëfyeu pa doreza zhgënjimet e saj të njëpasnjëshme në dashuri.

Zhgënjimet e këngëtares multimilionere e kanë trishtuar deri në atë pikë sa të mendojë se me shumë gjasa, ka për ta kaluar jetën e saj e vetme.

”Asnjëherë nuk e kam ndierë veten të dashur prej dikujt. Kam një vështirësi për të qenë e dashuruar, edhe pse do të doja shumë të isha e lumtur përkrah një mashkulli”, deklaroi Lady Gaga të martën, në një intervistë për “Vanity Fair”.

”Deri më sot, më ka ndodhur gjithmonë që të përfshihem në lidhje me njerëz shumë krijues, ose krijues në mënyrën e tyre. Gjithmonë në fillim është shumë e bukur, por ata përfundojnë duke më urryer brenda pak kohe. Mbase është problemi im, por nuk e shoh veten që një ditë dikush të më propozojë për martesë”.

Në intervistën e saj, Gaga hodhi poshtë edhe zërat e përhapur për rikthimin e saj tek i dashuri Luc Carl. “Jo, jo. Nuk kam asnjë të dashur dhe nuk kam dalë me asnjeri së fundmi”, theksoi 25-vjeçarja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi