Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shuhet Leka Zogu I, Berisha: Të shtunën Shqipëria në zi Empty Shuhet Leka Zogu I, Berisha: Të shtunën Shqipëria në zi

Wed 30 Nov 2011 - 15:17
Shuhet Leka Zogu I, Berisha: Të shtunën Shqipëria në zi 48922TIRANË- Këshilli i Ministrave e nisi mbledhjen e sotme me 1 minutë heshtje në respekt të Leka Zogu I.

Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se vdekja e trashëgimtarit të fronit mbretëror është një humbje e madhe për kombin. Për këtë qëllim shefi i qeverisë njoftoi se do të ngrihet një komision shtetëror për organizimin e ceremonisë mortore ndërkohë që shpalli ditën e shtunë zi kombëtare.

“Sot ndërroi jetë mbreti i shqiptarëve Leka I. Kjo është humbje e madhe për kombin dhe për vendin”. Vendi dhe kombi do e përcjellin mbretin Leka I, me nderimet që i përkasin një mbreti jo në detyrë, me atributet që i përkasin mbretit jo në detyrë. Për këtë qëllim krijohen një komision shtetëror, ndërkohë dita e shtunë shtuna shpallet zi kombëtare në të gjithë spektrin e ditës së zisë të nivelit mbretëror”,- deklaroi kryeministri.

Berisha u ndal në atë që e quajti manipulim me rezultatet e referendumit, i cili u mbajt pas hapjes së vendit në vitin 1997, kur Presidenti i Republikës dekretoi mbajtjen e referendumit për monarkinë.

“Dua të theksoj se referendumi u bë falë rebelimit komunist dhe nuk mund të konsiderohet si një cështje e mbyllur. Në atë referendum dominoi parimi stalinist, ju votoni, numërimin jua bëj unë. Ajo që është reale, shqiptarët votuan pasivisht nga Konispoli në Vermosh për mbretin e tyre. Nuk kapi kuotën por atë e përcaktuan ata që manipuluan dy javë rresht votat e referendumit”- theksoi kryeministri Berisha.

Kreu i ekzekutivit theksoi se Mbreti Zog u largua nga vendi ahtu sic u larguan mbretërit e tjerë nga mbretëritë e pushtuara, nga forcat nazifashiste, por ai njëkohësiht qëndroi në Shqipëri gjatë gjtihë kohës.

"Dua të them se përzënia e mbretit ose mohimi i të drejtës për kthim ishte një nga veprimet më arbitrare të Enver Hoxhës dhe klikës së tij. Natyrisht lufta nacional çlirimtare mori dhe aspektin vëllavrasës si dëshmojnë dokumente të panumërta dhe kjo kishte vetëm një qëllim të garantonte Enver Hoxha pushtetin. Por legalistët luftuan me vendosmëri të madhe okupatorët",- deklaroi Berisha.
(el.me/BalkanWeb)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shuhet Leka Zogu I, Berisha: Të shtunën Shqipëria në zi Empty Re: Shuhet Leka Zogu I, Berisha: Të shtunën Shqipëria në zi

Wed 30 Nov 2011 - 15:30
"Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se vdekja e trashëgimtarit të fronit mbretëror është një humbje e madhe për kombin. Për këtë qëllim shefi i qeverisë njoftoi se do të ngrihet një komision shtetëror për organizimin e ceremonisë mortore ndërkohë që shpalli ditën e shtunë zi kombëtare."

Te me ndjeje Madheria e Mbretit Zog, por "e shtuna dite zi kombetare" me mire te ishte "e shtuna dite kujtese kombetare"!
"...një humbje e madhe për kombin" eshte Shen Naumi, nese flasim per Kombin Shqipetar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi