Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Na njohu Serbia Empty Na njohu Serbia

Sun 4 Dec 2011 - 11:12
04.12.2011 | 07:59
Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së kufijve, sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, tregon se Serbia ka njohur zyrtarisht kufijtë e Kosovës.

Sipas Kuçit, marrëveshja e arritur është në pajtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Kosova ka kufijtë e saj shtetëror. Kufijtë e Kosovës kanë qenë të njohur ndërkombëtarisht, me këtë marrëveshje ata janë njohur edhe nga Serbia”, ka deklaruar të shtunën zëvendëskryeministri Kuqi, gjatë qëndrimit në Vushtrri ku mori pjesë në Konferencën vjetore të gjyqësorit në Kosovë.

Ndërkohë, pala serbe këmbëngul se marrëveshje për pikat kufitare në veri, parashikon vetëm si “vendkalime” dhe se Serbia në asnjë rrethanë nuk ka hequr dorë nga respektimi i Kushtetutës së saj.

Kjo vërtetohet edhe në njoftimin e BE-së ku në asnjë paragraf të komunikatës nuk përmendet fjala “kufi”, por vetëm “vendkalime”.

Megjithatë, Kuçi mohon se Prishtina është dorëzuar në këtë pikë.

“Varet se cilën pjesë lexon gjithkush, por ajo çka dua të them është që Kosova dhe gjithë bota demokratike lexon dhe e di faktikisht dhe juridikisht që Kosova ka kufijtë e saj”, thotë Kuçi.

Ndërkohë, njoftimi i BE-së lidhur me këtë çështje e saktëson shumë qartë se, marrëveshja do të thotë që palët gradualisht do të krijojnë kalime të përbashkëta të integruara, të vetme dhe të sigurta. /zëri/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi