Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

LUTFI HAZIRI: Një djalë, amanet nga Presidenti Rugova... Empty LUTFI HAZIRI: Një djalë, amanet nga Presidenti Rugova...

Fri 26 Feb 2010 - 17:29
LUTFI HAZIRI: Një djalë, amanet nga Presidenti Rugova... F.1011001107800_mLutfi Haziri është emër i përveçëm i skenës politike kosovare. Ai nuk e ka vetëm lyerjen e flokëve me “gell” si veçori që e dallojnë nga të tjerët, edhe pse miqtë e tij të afërm e thërrasin me dy emra përkëdhelës “Luta dhe Gelli”.
Në politikë ka hyrë fare i ri, madje me një imazh krejt ndryshe. Ka mbajtur flokë të gjata por ka marrë pjesë edhe në ushtrimet ushtarake në Shqipëri më vitin 1992 me grupin e dytë të të rinjve shqiptarë që u dërguan në Shqipëri për ushtrime ushtarake.

Lutfi Haziri, Luta apo ‘Gelli’ është politikani më i afërt dhe më i hapur për media. Ai e qon telefonin edhe në gjysmë të natës, natyrisht nëse në atë kohë nuk “rrotullon” ndonjë gotë me verë apo nëse është tepër i lodhur dhe nëse është i tretur në “botën e ëndrrave”.

Në intervistën për Telegrafi.com, flet edhe lideri politik Lutfi Haziri, edhe Luta edhe ‘Gelli’, për herë të parë, për detaje të politikës, për burgosjen e tij (nuk e ka përmendur asnjëherë deri më tash këtë fakt) për vonesat në shtëpi, për dashurinë ndaj Mikes (bashkëshortes së tij Myrvete Bajramit) për tri vajzat, për amanetin e presidentit Rugova që ta ketë edhe një djalë dhe për shumë çka tjetër.
Pse keni hyrë në politikë, për ambicie karriere apo krejt rastësisht, si aktivist i LDK-së?
L.Haziri: Në politikë kam hyrë më 4 mars të vitit 1990 si 19 vjeçar. Kam hyrë në rezistencë politike për të drejtat e popullit dhe kjo ka qenë thjeshtë rastësi me mundësinë që më është ofruar përmes sistemit politike çfarë është LDK-ja.
LUTFI HAZIRI: Një djalë, amanet nga Presidenti Rugova... Luta3
Jam “martuar” me politikën
A është politika për ju profesion apo interes personal e shtetëror?
L.Haziri: Për mua tashmë politika është interes shtetëror. Më është bërë profesion dhe puna që më së miri mundohem ta bëjë.
Çka keni fituar nga politika dhe çka keni humbur gjatë kësaj kohe që jeni marrë me politikë?
L.Haziri: Në rrafshin e përgjithshëm, politika 20 vjeçare ka realizuar ëndrrat jo vetëm të mia, por të gjithë popullit shqiptar. Është realizuar ëndrra shekullore për të qenë popull i pavarur e i lirë, popull që jeton në demokraci, popull që ka krijuar mundësinë për integrime brenda kombëtare me ndikim dhe impakt të madh jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin. Faktikisht po bëhet faktor dominues në Ballkan faktori shqiptar dhe kjo është ajo që është arritur. Në të njëjtën kohë rruga ka qenë e vështirë, e mundimshme, me sakrifica të mëdha. Është paguar çmim i lartë edhe personalisht ose kolektivisht, por fitorja e madh është kapitalizuar. Në segmente shumë të ngushta profesional mund të kem humbur shumë individualisht, por fitorja e madhe nuk të lejon me mendua për çështje të vogla që kemi mundur në këtë jetë t’i lëshojmë për shkak se kemi qenë të fokusuar në frontin e madh të rezistencës politike për liri të vendit dhe pavarësi. Kjo është kërkesa dhe lufta kryesore të cilën e kemi bërë dhe e kemi realizuar.
Jeni i njohur si prej ish-kryetarëve më “cool” gjatë kohës sa keni qenë kryetar ri komunës së Gjilanit. I tillë keni mbetur edhe sot si deputet. Si e mbani “gjallë” këtë imazh?
L Haziri: Nuk e di. Mundësinë që ma ka dhënë LDK kam qenë relativisht i ri, jo me moshë mesatare, sepse Kosova ka moshë të re dhe nuk mund të pretendoj se kemi qenë shumë të ri. Kam qenë kryetari më i ri në Kosovë, pastaj jam shpallë kryetari më i ri në Evropën juglindore në pushtetin lokal. Mundësinë që LDK ma ka ofruar në konkurrencë zgjedhore dhe ajo që e njeh historia e Gjilanit është ajo se unë jam zgjedhur kryetari i parë me votë të qytetarëve pas luftës dhe me këtë mbyllet kapitulli i okupimit dhe regjimit komunist. Tri vjet pastaj në qeverisje, si ministër dhe zv.kryeministër i qeverisë, tash kryetar i GP të LDK është e vetmja që më mbajnë gjallë politikisht dhe fizikisht. Natyrisht se kam një jetë të lirë që mundohem ta koordinoj, por ajo është shumë e vogël dhe e paktë në krahasim me punën që e bëjë. Asgjë tjetër nuk ka të veçantë përveç punës.
Opinioni ju njeh edhe si ministër i decentralzimit. Nga pozicioni i sotëm kohor, a mendoni se ai proces është i hershëm, i panevojshëm dhe madje i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës?
L. Haziri: Të falënderoj për këtë pyetje. Në radhë të parë fakt është se si kryetar i komunës së Gjilanit unë kam ndikuar dhe kam gjetur mirëkuptim te kolegët e mi, kemi bashkuar politikat lokale në asociacionin e komunave të Kosovës që sot është organizatë mjaft e gjallë dhe me ndikim në Kosovë. Jam i lumtur që kam qenë njeri nga themeluesit dhe aty kanë qenë edhe i ndjeri Faruk Spahiu, Fehmi Mujota që sot është ministër i mbrojtjes, Sali Gashi që sot është aktiv në politikë, Ismet Beqiri, Mazllum Kumnova, e mbi të gjitha nuk duhet harruar Ukë Bytyçin që po ashtu nuk është në mesin tonë. Ne i kemi bashkuar politikat tona për të detyruar vetëqeverisjen lokale në Kosovë sipas konventës evropiane dhe agjendës që Kosova ka kërkuar në atë kohë. Nuk duhet harruar asnjëherë që Kosovën e ka administruar një organizatë e KB-ve, pra UNMIK-u dhe të drejtat në ushtrimin e detyrave kanë qenë të kufizuara në pushtetin qendror, ndërsa e vetmja derë e vogël e manovrimit për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve ka qenë pushteti lokale. Tani decentralizimi ka qenë kërkesë legjitime, por në Kosovë është bërë agjendë politike për nevoja të komuniteteve etnike. Nga kërkesa legjitime për një qeverisje të fortë lokale në Kosovë në kuptim e raportit me OKB dhe UNMIK, ka rrjedhë konsekuenca politike e decentralizimit për nevoja etnike. Këtu është deformimi i parë që ka ndodhur. Por këtë kërkesë e kanë sjellë ngjarjet tragjike të marsit 2004, të cilat kanë imponuar si agjendë dhe jam i lumtur që Kosova ka arritur ta menaxhoj këtë proces edhe në agjendën ndërkombëtare. Ne kemi pasur konsensus dhe nëse shikojmë planin afatgjatë kjo është e mirë për Kosovën. Nëse shikojmë planin afatshkurtër dhe raportin me grupin etnike të serbëve të Kosovës dhe minoritarët serbë në veçanti, kjo duket e problematike, duket problem politik me kërcënime serioze për të ardhmen, por kjo nuk qëndron. Ne duhet të detyrojmë që në planin e brendshëm të implementohet për interesa të qytetarëve ashti siç shkruan në ligj dhe në Kushtetutë. Aspiratat e të tjerëve që dëshirojmë ta manipulojnë procesin për motive politike, çfarë është Beogradi si qendër e serbëve dhe Serbisë ata do të vazhdojnë ta sfidojnë, ta pengojnë dhe të sjellin kërcënim në Kosovë. Por unë besoj në Institucionet e Kosovës se janë të forta demokratike dhe duhet ta zbatojnë agjendën e vet. Kjo agjendë është në interes të Kosovës dhe interesin e Kosovës ne duhet ta mbrojmë. Të gjithë të tjerët që sot thoi se decentralizimi ndanë, unë mund t’i sfidoj me teorinë se decentralizimi bashkon, integron dhe ofron njerëz, qofshin ata të zgjedhurit apo qytetarë. Do të duhej së paku sepse logjika e decentralizimit është logjikë e një Evrope të bashkuar e cila e respekton etnike, kufirin dhe sovranitetin e kombeve dhe shteteve, por në të njëjtën kohë respekton edhe të drejtat e minoritarëve. Ky proces mund të bëhet i rrezikshëm nëse nuk kontrollohet nuk menaxhohet dhe nuk implementohet ashtu siç është shkruar. Nëse lejohet devijim, e që tendencat për të devijuar procesin ekzistojnë, sepse presioni i vazhdueshëm po vjen. P.sh. si erdhi momenti që Graçanica dhe Mitrovica që të përjashtohen nga zgjedhje lokale. Kjo nuk ka të bëjë me asgjë tjetër përveç me ndikim që Serbia përmes sekretarit shtetëror në ministrinë e ashtuquajtur për Kosovën e ka bërë dhe favori tjetër në Partesh të Gjilanit ka të bëjë për lidhje personale dhe asgjë me agjendën politike. Këto janë tendenca dhe veprime që ë kërcënojnë procesin. Këto janë ato që ne duhet t’i pengojmë dhe ti vendosim në pako veprimet. Duhet t’i bëjmë përgatitjet e domosdoshme dhe të mos lejojmë që të devijon procesi. Vjena në procesin e statusit për Kosovën në aneksin 3 çfarë është decentralizimi e ka sjellë rezultatin meritor. Besoj se decentralizimi është oferta më e madhe dhe çmimi më i madh që Kosova e ka paguar për pranimin e saj si shtet sovran dhe i pavarur. Por gjithë ky proces është në vija të kuqe, në kufij të limiteve që nuk guxon të lëviz asnjë manometër të lëviz jashtë saj sepse rrezikon brendësinë e Kosovë dhe destabilizimin e brendshëm. Andaj qeveria e ka për obligim ta zbatoja ashtu siç është e shkruar pa toleruar dhe pa lejuar që të bëhet peng i procesit për shkak të kresave etnike. Ky proces nuk është i dizajnuar vetëm për serbët. Qeveria e Kosovës mund të krijoj komuna shqiptare. Kemi dosje të përgatitura për komunën e Zhegrës, komunën e Hasit, Rugovës, kemi dosje për shumë vendbanime thera, Hogoshti në Kamenicë. Qeveria sipas ligjit mund të aprovoj dhe themeloj komuna me shumicë shqiptare dhe komuna të tjera, por duhet parë qëndrueshmëria financiare, se a ka buxhet apo jo. Realisht ajo çka duhet bërë tash është se duhet parë interesin e shumicës shqiptare në Kosovë për themelimin e komunave të reja.
LUTFI HAZIRI: Një djalë, amanet nga Presidenti Rugova... Luta1
Servilizmi dhe poltronizmi do ta vrasë Kosovën
Jeni i njohur në opinion si një politikan që ka përgjigje për të gjitha pyetjet. A ju bën kjo politikan modern apo politikan lojal?
L. Haziri: Në natyrë lojalizmi në parti e institucion është vlerë e mirë. Te ne lojalizimi kuptohet se servilizëm dhe unë nuk jam politikan i tillë. Së paku kolegët e mi njohin karakterin time dhe angazhimin tim politik brenda në zyre, aty ku punohet dhe aty ku vendoset. Servilizmi dhe poltronizmi do ta vras Kosovën më së keqi në kuptimin shpirtëror. Fakt është që politika e Ballkanit i ka këto probleme, dhe ka problemin e rebelizmit. Unë nuk i takoj as kategorisë së servilëve, poltronave dhe as kategorisë së rebelëve që e kallin jorganin për një plesht, por jam dhe vazhdoj me qenë politikisht i arsyeshëm, brenda shtëpisë të luftoj dhe të mos bëhem fëmijë lazdran i cili tregon problemet e shtëpisë jashtë. Natyrisht se çdo shtëpi ka problemet e veta dhe ato zgjidhen vetëm me dialog. Ne dialogojmë, vazhdojmë të punojmë dhe ndërtojmë në paqe dhe rregulla politike. Ndonjëherë mua më duket se po humbim kohë dhe po dëmtohemi personalisht, por nëse kontributin tonë personal e vendosim në funksion të politikës moderne, e politika moderne është me qenë shumë transparent, me mbajt premtimin dhe me qenë punëtorë i madh.
Jeni ndër politikanët që i takoni të ashtuquajturit “grup i Gorenjës”. Çka ka të vërtetë në këtë përfolje, pse shkoni shpesh në atë lokal?
L.Haziri: Në fakt nuk mbaj mend se kur kam qenë herën e fundit në atë lokal. Ai ka qenë takim rutine i njerëzve të LDK dhe të qeverisë që në atë kohë kanë qenë në funksion dhe nuk ka asgjë, kjo terminologji dhe kjo tendencë në politikë është e sjellë nga servilët dhe poltronët. Njerëzit pa fuqi politike, pa vizion politik, pa ndikim politik, të vetmen rrugë që e kanë me hy dhe me jetuar në politikë e kanë servilizmin, poltronizmin dhe insinuatën me sjellë grupime, klanizime, ndarje, përçarje, duke shpifur dhe duke krijuar ambient të tillë në mënyrë që vet të manovrojnë si të duan. Kjo është njëra prej asaj. Këtë nuk e ka sjellë LDK-ja. Kanë mundur ta ndihmojnë disa njerëz të LDK-së por kjo ka dalë jashtë kaluareve të LDK-së, sepse sot nëse e sheh një funksionar të PDK në ndonjë restorant nuk mund ta kualifikosh si grup i këtij restoranti për fraksione apo diçka tjetër.
A shkoni vonë në shtëpi. A keni probleme me bashkëshorten tuaj kur mungoni deri vonë në shtëpi?
L.Haziri: Unë zakonisht shkoj vonë në shtëpi, zgjohem herët dhe shkoj vonë. Kjo është pjesë e rutinës sime. E kam orarin jashtëzakonisht shumë të punës, por edhe kur shkoj më herët se zakonisht në shtëpi merrem me ndonjë film që janë adhurues i tyre, ose lexoj diçka. Flejë shumë pak dhe të nesërmen ndihem më i lodhur. Por jam energjik në kuptimin e realizimit të agjendave politike. Zakonisht jam i tillë nuk kam problemi. Përkundrazi Miken e kam edhe si bashkëshorte, si partnere në shtëpi, që i kemi tri vajza me të cilat merret ajo, si me edukimin, shkollimin, përgatitjet, veshjet. Është një lehtësim i madh për mu. Probleme nuk mund të themi se kemi. Unë jam i vonshëm dhe koha që më herët kam shkuar në shtëpi ka qenë ora 8 e mëngjesit.
A jeni dashuruar në zërin apo në bukurinë e bashkëshortes tuaj?
L.Haziri: Në fillim na ka bashkuar kënga, ky është fakt. Mund të them lirisht, jo ekskluzivisht zëri, sepse në atë kohë kam qenë i ri dhe çdo i ri ka qenë i lidhur ose me Pop-Rock ose me Rock dhe unë si djal i ri në Gjilan kam qenë i lidhur me Rock. Miken e kam takuar në aktivitete të Forumit të Rinis ku unë kam qenë kryetar dhe më ka impresionuar edhe me këngë, më ka bërë ta dëgjoj këngën më shume dhe pastaj jemi bashkuar. Mund të them se i ka të dyja. Hendikep i saj jam unë sepse e kam penguar në karrierë për shkak të angazhimit tim politik. Gjatë burgosjes time politike në ’98-99 ajo ka qenë shumë e përkushtuar për mua dhe për vajzën e vetme në atë kohë, Këngën dhe vazhdoj me besuar se unë kam qenë hendikep që e kam ndërpre në kulm të karrierës. Ka qenë njëra ndër këngëtaret me të kërkuara dhe më të paguara në territoret shqiptare në atë kohë. Fatkeqësisht burgosja ime e ka dëmtuar shumë karrierën e saj, por po jeton me punë. Ajo është këngëtare profesionale në ansamblin e Kosovës po punon në grumbullimin e materialit të punës dhe një ditë do t’i publikoj të gjitha.
Keni deklaruar se e keni amanet nga presidenti që ta keni një djalë. A keni në plan që së shpejti në shtëpinë tuaj të dëgjohet zëri i një bebe?
L.Haziri: Në fakt pas lindjes së vajzës së tretë presidenti Rugova ka qenë në vizitë në Gjilan dhe ka qenë i njoftuar se unë po pres fëmijën e radhës. Në pyetjen se është djalë apo vajzë, unë i kam thënë se është vajza e tretë. Mimasi ka ardhur pas Lotinës, dhe ai më ka thënë që duhesh me vazhduar me kërkuar një djalë se nuk ka qare pa ardhur djali, se ju njerëzit e Karadakut jeni të tillë, sepse prejardhja e familjes sime është nga Karadaku i Gjilanit, jo i Shkupit. Vajza ime e vogël i ka 8 vjet. Është një kapitull familjar mund të them i finalizuar me tri vajza. Në punë të Zotit nuk përzihem. Plane nuk kemi, por puna e Zotit është.
LUTFI HAZIRI: Një djalë, amanet nga Presidenti Rugova... Luta2
Vajza e vogël, Mimasi është “shefe” në shtëpinë tonë
Kemi dëgjuar se vjehrra juaj është “Zot shtëpie” në shtëpinë tënde, a është e vërtetë kjo?
L.Haziri: Jo. Vjehrra ime jeton në Perlepnicë në Gjilan. Realisht unë shumë pak kam jetuar edhe me nënën time dhe mos të flas me të tjerët. Jetojmë vetëm me fëmijët tanë dhe gjithmonë kemi jetuar kështu. Prindërit e mi jetojnë në Zvicër, ndërsa të Mikes në Perlepnicë, por fatkeqësisht nuk kemi kulturë të bashkësisë. Ndikues në familjen time është vajza ime e vogël dhe zhurmuesi më i madh në kërkesa, sepse tjerat janë më të kujdesshme dhe kërkesat i kanë më të vogla. Ndërsa Mimasi është një lloj shefi im në familje.
Çka bëni kur nuk keni punë, nuk jeni në Kuvend, nuk keni mbledhje partiake, nuk jeni më ministër?
L.Haziri: Qind për qind pushoj, ose lexoj librat e preferuar, shoh filma. Por kjo nuk më kujtohet herën e fundit se kur ka ndodhur.
A do të mbeteni gjatë në politikë? Çka synoni më shumë në LDK dhe në politikë?
L.Haziri: Herën e parë kur kam hy për zgjedhje për kryetar të komunës në Gjilan kam vendos të merrem me politikë. Jeta ime është e lidhur me politikë. Natyrisht se mund të punoj edhe me punë tjera. Mund të punoj çfarëdo pune sepse karriera ime politike më ofron shumë mundësi të punoj për organizata ndërkombëtare, për organizata kredibile në Evropë dhe botë qoftë për shkak të eksperiencës politike, apo eksperiencës në dialogim ose konflikte, zgjidhjen e konflikteve dhe oferta të tilla kam pasur shumë. Por, edhe më tutje vazhdoj të kontribuoj për vendin time duke besuar se këtu e kam vendin. Porse, ndoshta një ditë kur mund të jem jashtë subjekteve politike shqiptare dhe ndikimit tim në Kosovë mund ta provoj angazhimin diku tjetër sepse ofertat mbesin të hapura gjithmonë.
Realisht objektivin timin në politikë e kam realizuar. Kam qenë kryetar partie. Pastaj në qeverisje si ministër dhe zv.kryeministër, kam pas nderin të jem pjesë e procesit të definimit të statusit, të marrë pjesë aktive në negociatat për statusin, pjesë aktive në përcaktimin e fatit për gjithë ne dhe kemi dalë faqebardhë sepse kemi kapitalizuar aspiratën e populli. Si deputet është nder i veçantë sepse për herë të parë kam hy deputet në parlament dhe për herë të parë ndodh në historinë e njerëzimit me qenë nënshkrues i pavarësisë, që është detyrë më e shenjtë dhe më e vlefshme. Ajo çka e shoh tash në interes të Kosovës është me hap vende të punës, shkolla të mira, me bërë Kosovën vend të dashur.
A shkoni për vikend jashtë Prishtinës?
L.Haziri: Kur nuk jam në Prishtinë, shkoj në Gjilan ku i kam shokët e gjeneratës, të vendlindjes, mëhallës, shokët e rrugës, qytetit të Gjilanit dhe po ashtu të aktivitetit politike me të cilët 20 vjet janë rritë. Dal shumë pak, vizitat te familja në Cyrih. Kam dy prindërit atje, motrën, vllahun, dajtë, axhën. Vikendet i ndaj mes Gjilanit dhe Cyrihut, por pjesën më të madhe në Prishtinë.
Kush janë miqtë e tu në politikë dhe jashtë politikës?
L.Haziri: Kam shumë. Miqtë e mi më të mirë jashtë politikës mbeten shokët e shkollës fillore, të mesmes dhe të studimeve, janë gjeneratë e mirë dhe kanë arritur shumë. Në politikë janë kolegët e mi të partisë, rrethi i parë i shkove janë këta që janë në LDK, por kam raporte të mira me ish-kolegët ministra që kam punuar në situata jashtëzakonisht të rëndë, por edhe me ish-kryetarët e komunave. Shihemi, bisedojmë, qajmë halle, qajmë kohën që kemi kaluar./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi