Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

zbardhen detaje nga drafti i traktatit te ri  te eurozones Empty zbardhen detaje nga drafti i traktatit te ri te eurozones

Sat 17 Dec 2011 - 10:51
BRUKSEL- Drafti parë i traktatit të ri që synon të forcojë qeverisjen ekonomike në Eurozonë ka nisur të qarkullojë sot me qëllimin që teksti të finalizohet në muajin janar dhe të hyjë në zbatim sapo nëntë vende ta ratifikojnë atë.

Traktati do të nisë të zbatohet edhe nëse një vend, i tillë si Irlanda mund të detyrohet të mbajë një referendum për këtë traktat. Traktati përmban 14 nene, dhe sipas tekstit ato vende që e miratojnë atë do të duhet të prezantojnë në Kushtetutat e tyre një rregull për buxhet të balancuar.

Traktati gjithashtu nënvizon se vendet me deficit të lartë duhet të dorëzojnë planet e partneriteti ekonomik në Komisionin dhe Këshillin Europian. Sanksionet do të jenë automatike për ato vende që shkelin rregullat, ndërsa politikat ekonomike duhet të koordinohen në nivelin e euros.

Negociatat mbi tekstin e traktatit do të nisin javën tjetër në grupin e punës për monedhën euro, ku do të takohen zyrtarë të lartë të vendeve anëtare.
(el.me/news24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi