Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Spektakël dhe emocione te "The Voice"  Empty Spektakël dhe emocione te "The Voice"

Sun 18 Dec 2011 - 1:34
Rrugëtimi i gjatë i konkurrentëve të ‘The Voice of Albania’ mbërrin në netët live, çka shenjoi edhe përballjen e parë të artistëve të rinj në kërkim të trofeut të ‘The Voice’ me publikun.

Përballje kjo jo vetëm nëpërmjet televotimit të konkurrentëve në garë. Për të parën herë në një program në ekranin shqiptar, publiku dhe konkurrentët mund të komunikonin në kohë reale nëpërmjet Facebook-ut dhe Twitter-it, çka dëshmoi që në natën e parë 'live' një suport të jashtëzakonshëm në këtë garë zërash të rinj. Jo vetëm kaq, nëpërmjet kësaj strukture të re, diktohej në një farë mënyre edhe radhitja e garuesve, të cilët nëpërmjet sfidava të tyre bënë spektakël.

E si në çdo garë, përpos spektaklit që konkurrentët përcjellin ka edhe eliminime. Në këtë natë të parë, ishin konkurrentët e skuadrës së Sidritit dhe Almës në garë. Për secilën skuadër u eliminua një konkurrent dhe Sidit tanimë i kanë mbetur 5 djem, pasi e vetmja konkurrente vajze e skuadrës së tij, Bameda, u eliminua në natën e parë të përballjes me publikun dhe verdiktin e tij.

Mbrëmja e kësaj të premteje ishte e para live. Janë edhe 7 javë të tjera përgjatë të cilave konkurrentët do të garojnë për një vend në natën finale, në galanë e madhe ku vetëm njëri prej tyre do të ngrejë trofeun e ‘The Voice of Albania’.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi