Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Holande, bie abazhuri në parlament Empty Holande, bie abazhuri në parlament

Wed 21 Dec 2011 - 1:21
Holande, bie abazhuri në parlament 17-abazhur_1712111207_1Ministri i Shëndetësisë në Holande, Edith Schippers ka rrezikuar të dëmtohej rëndë gjatë një debati parlamentar mbi reformat e shëndetit.

Schippers ishte duke diskutuar me deputetët për problemet e të sëmurëve kronikë apo personave me aftësi të kufizuar, në momentin që abazhuri është shkëputur nga tavani dhe ka rënë pikërisht mbi tavolinën e ministrit në fjalë.

Debati u ndërpre menjëherë, por për pak kohë, aq sa të pastrohej salla dhe Schippers të merrte veten nga gjendja e shokut që e zuri, transmeton Noa.

Në xhirimet gjatë debatit nuk shihet rënia e abazhurit, por ndihet fort zhurma që krijohet dhe më pas ulërima e deputetes Jetta Klijnsma.

Zëdhënësi i parlamentit holandez, Jos Jochemsen deklaroi se nuk është bërë e qartë arsyeja e rënies së abazhurit masiv në dysheme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi