Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Thirrjet antishqiptare, Gjykata dënon 2 nga 39 ushtarët grekë Empty Thirrjet antishqiptare, Gjykata dënon 2 nga 39 ushtarët grekë

Thu 22 Dec 2011 - 1:51
Thirrjet antishqiptare, Gjykata dënon 2 nga 39 ushtarët grekë 49622_4ATHINE - Vetëm 2 nga 39 të pandehurit, anëtarë të Togës së zhytësve të Marinës Ushtarake greke, u shpallën fajtorë nga Gjykata Ushtarake Detare e Pireut, për parullat raciste të hedhura gjatë paradës së 25 Marsit 2010 në Athinë.

Gjykata dha “3 muaj dhe 15 ditë burg”, për 2 ushtarët e cilësuar fajtorë, ndërsa shpalli të pafajshëm 37 ushtarët e tjerë.

Vendimi u shpall në bazë të provës pamore, që ishte videoja e paraqitur në gjyq nga pala akuzuese, ku sipas gjykatës, dukeshin vetëm dy burrat që lëshonin thirrjet raciste, tashmë të njohura.

Prokurori i cështjes dhe përfaqësuesi grek i Helsinkit që ngriti padinë civile, nuk u paraqitën dje në gjyq, pasi sic kishin deklaruar dhe sic njoftoi edhe media, gjatë seancës së mëparshme, iu ishte kërcënuar integriteti fizik.

Në seancën e djeshme ishte vetëm dëshmitari i akuzës, gazetari Dimitris Angelidhis, i cili ishte ai që ngriti dhe trajtoi cështjen në shtyp, ndërkohë që në gjyq dëshmuan disa persona në mbrojtje të të pandehurve.

Gjykimi u shty të enjten e kaluar, pas incidentit që ndodhi brenda në sallë, ku u kërcënua fizikisht prokurori i cështjes.

39 ushtarët e togës së Zhytësve të Marinës Ushtarake greke, u paditën nga përfaqësuesi grek i Komitetit të Helsinkit, Panajotis Dimitras, për shkelje të Nenit 2 të ligjit “Për antiracizmin”.

Në festën kombëtare të 25 Marsit të vitit 2010, gjatë paradës ushtarake, ushtarët e kësaj toge hodhën parulla raciste, kundër grupeve etnike shqiptare, turke dhe maqedonase.

"Grek lind, kurrë nuk mund të bëhesh" ose “me lëkurën e shqiptarëve do të bëjmë këpucë ", ishin disa nga parullat që u brohoritën gjatë paradës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi