Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Me një lëpirëse, bleu shtëpi pushimi në Greqi” Empty Me një lëpirëse, bleu shtëpi pushimi në Greqi”

Thu 29 Dec 2011 - 1:44
Me një lëpirëse, bleu shtëpi pushimi në Greqi” A-SantoriniBëhet fjalë për blerjen e një shtëpie në një ishull shumë të njohur, në një zonë tepër të shtrenjtë, por me çmim tepër qesharak. Gjithashtu, për mos deklarimin e shtëpisë, akuzohet nga shtypi vendas.
Mesa duket, Greqia është parajsa e evazionit fiskal për shumë qytetarë të vendeve të ndryshme Europiane, të cilët nuk mund t’i shmangen atij në vendin e tyre.
Kështu, pas eurodeputetit Danez, i cili kërkoi të blinte ishullin Ko, ose ta hipotekonte atë, me qëllim që të garantonte borxhin që do ti jepej Greqisë nga qeveria Daneze, nëse kjo ajo nuk do të mund t’jua kthente dot huan. Tashmë edhe kryetarja e Partisë Popullore Daneze, Pia Merete Kjærsgaard, të cilët shumë media të vendit të saj, e akuzojnë atë, se ajo i shmanget evazionit fiskal, duke e quajtur atë “mashtruesen nr 1” me panoramë ishullin e Santorinit.

Shtypi Danez, e akuzon Pia-n, për blerjen e një shtëpie dhjetë vjet më parë, me një çmim qesharak. Mediat theksojnë se shmangja e evazionit fiskal, tashmë nuk është vetëm fenomen Grek, por edhe evropian, përfshirë dhe Danimarkën.
Pia Merete Kjærsgaard, është themeluesja dhe kryetarja e Partisë Popullore Daneze (DEP), por kohet e fundit ajo është vënë në shënjestër nga mediat Daneze.
Në Danimarkë, fenomeni i shmangies së evazionit fiskla, (mos deklarimi i të ardhurave reale) është shumë i rrallë, deri dhe i panjohur, kështu që shtypi vendas i dha shumë rëndësi ngjarjes, saqë ajo mori përmasa të mëdha, duke e kthyer atë në epiqendrën e shtypit Danez. Sipas gazetës “Ekstra Bladet”, në njërën prej zonave më të shtrenjta në Greqi dhe nga më të shtrenjtat në rang botëror, zonj. Pia, ka në pronësinë e saj një shtëpi dhe një truall, që janë përkatësisht, 31,64 metër katrorë shtëpia dhe 81,5 metër katrorë trualli, të cilët i ka blerë për 19,484 euro, ndërkohë që shuma e paguar për taksa ishte vetëm, 1,404 euro.
Gazeta më e madhe Daneze, Ekstra Bladet, dërgoi gazetar dhe fotoreporter në ishullin e Santorinit për të mësuar detaj rreth kësaj çështje. Gazetarët mundën të sigurojnë Aktin Noterial, i cili është kontraktuar në 2002-in. Në kontratë, çmimi i truallit së bashku me objektin kap shifrën e 19,484 eurove.
Në reportazhin e gatës Ekstra Bladet, theksohet se politikania Daneze nuk e kishte deklaruar kurrë në vendin e saj, se shtëpia duhej rikostruktuar.
Gazetarët e Ekstra Bladet, pohojnë se sipas ndërmjetësve, me të cilët ata u këshilluan për vlerën reale të shtëpisë, rezultoi se shtëpia edhe sikur të shitej në gjendje të mjeruar, duhej të kushtonte, të paktën tre herë më shumë se shuma e deklaruar.
Gazeta, në numrin e fundit të saj doli me një kryeartikull ku thuhej: “Me një lëpirëse, bleu shtëpi pushimi në Greqi”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi