Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

1 727 grekë janë përpjekur dhe kanë vrarë veten në 2 vjet Empty 1 727 grekë janë përpjekur dhe kanë vrarë veten në 2 vjet

Thu 12 Jan 2012 - 14:59
1 727 grekë janë përpjekur dhe kanë vrarë veten në 2 vjet 50206ATHINE - Rritje dramatike e numrit të vetëvrasjeve vihet re në Greqi, gjatë viteve të krizës, sipas të dhënave të paraqitura nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve, në parlament.

Në mënyrë të veçantë, nga viti 2009 deri në 10 dhjetor 2011, në Greqi ka pasur 1 727 vetëvrasje dhe tentativa për t'i dhënë fund jetës.

Në vitin 2009 numri i vetëvrasjeve arriti në 507, në vitin 2010 shkoi në 622, ndërsa 11 muajt e vitit 2011 u kryen 598 vetëvrasje.

Nga statistikat vërehet se dukuria e vetëvrasjes është më të lartë në Athinë dhe Selanik, në krahasim me pjesën tjetër të Greqisë.

Faktorët që cojnë në rritjen e numrit të vetëvrasjeve në Greqi janë kryesisht ekonomikë, sociale, biznes familjar etj si dhe probleme të brendshme (psikologjike, emocionale, personaliteti individual, etj).

Përfaqësues të qeverisë deklarojnë në dokumentin e dorëzuar në parlament, se vetëvrasjet janë një problem i madh që duhet të shqetësojë gjithë shoqërinë, shtetin, agjencitë kompetente dhe "të gjithë duhet të kontribuojnë në parandalimin e ngjarjeve të tilla vetëshkatërruese".

Dokumenti u dorëzua në parlament, pas kërkesës së një deputeti të Demokracisë së re.

Në fakt shpesh mediat greke transmetojnë lajme mbi vetëvrasjet e personave të ndryshëm, të cilët në shumë raste, nëpërmjet letrave, sqarojnë edhe shkakun e vendimit ekstrem, që është pamundësia për pagesat e detyrimeve ndaj shtetit apo bankave.

Jo më larg se e të hënën e kësaj jave, një 27 vjecare në Evia, u vetëvar në ballkonin e shtëpisë së babait të saj, ku kishte shkuar për vizitë me bashkëshortin dhe sipas policisë, shkak ishte gjendja ekonomike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi