Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çfarë letra higjienike blejmë?  Empty Çfarë letra higjienike blejmë?

Thu 12 Jan 2012 - 18:37
Hulumtuesit në pecetat dhe letrat higjienike të pahapura kanë gjetur baktere që mund të dëmtojnë shëndetin njerëzor. Më e keqja është që letrat përdoren edhe pas larjes së duarve, çka do të thotë që mbrojtja nga bakteret në to është gati e pamundshme. Ekspertët theksojnë që më të kujdesshëm duhet të jenë njerëzit me sistem të dobët të imunitetit dhe ata që janë në departamentet e izoluara të institucioneve shëndetësore. Lajmi arrin nga Kanada, ku hulumtuesit kanë testuar 6 marka të pecetave dhe të letrës higjienike – dhe secila ka pasur baktere! Problemi lind tek riciklimi i letrës. Makinat janë të mbushura me mukozë bakteriale, ndërsa për shkak të mirëmbajtjes jo të rregullt, ajo bartet edhe në letër të parashikuar për shitje dhe përdorim. Shkencëtarët theksojnë që shumica e produkteve, të krijuara nga letra e recikluar, përmbajnë numër të madh të baktereve. Bakteret mund të mbijetojnë gjatë ne letër sepse ajo përmban niseshte që u shërben si ushqim. Shumica e baktereve që janë gjetur në letrat higjienike janë Bacillus cerus, që shkaktojnë helmim me ushqim, infeksione të syve, mushkërive, gjakut dhe dëmtimin e sistemit qendror nervor. Edhe pse sasitë e gjetura të baktereve nuk do të rrezikojnë shëndetin e njerëzve me imunitet të fortë, megjithatë paraqesin kërcënim të madh për njerëzit me imunitet më të dobët, dhe këta më së shpeshti janë fëmijët dhe njerëzit e moshuar. Elizabeth Scott dhe kolegët e saj theksojnë që ende nuk kanë gjetur dëshmi që sugjerojnë që dikush është sëmurë nga letrat higjienike apo pecetat. Ekspertët këshillojnë konsumatorët që të mos shqetësohen, sepse asgjë konkrete nuk është dëshmuar akoma, ndërsa shkencëtarët gjithsesi do të vazhdojnë me hulumtime të mëtejshme. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi