Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar Empty Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar

Fri 13 Jan 2012 - 21:42
Pekin, 13 janar, NOA – Edhe interneti mund të jetë një lloj droge, të cilën e marrim gjatë të punuarit me të por nuk arrijmë ta kuptojmë. Madje gjendja e dikujt që punon me të kthehet në aq të rënduar, sa e një personi të alkoolizuar apo edhe të droguar.Një fakt i tillë është pohuar nga një grup i studiuesve kinezë, të cilët kanë skanuar trurin e disa të rinjve që kishin krijuar varësi nga interneti, duke zbuluar ndryshimin me të rinjtë normalë.Ekipi, i kryesuar nga Hao Lei, i Akademisë Kineze të Shkencave studioi 'plotësisht' trurin e 35 të rinjve të të dy gjinive, të moshës midis 14 dhe 21 vjeç. Shtatëmbëdhjetë prej tyre ishin klasifikuar si vuajtës nga IAD, (Internet Addiction Disorder) – Çrregullimet nga varësia e internetit. Pastaj, duke përdorur imazhe përmes rezonancës magnetike, shkencëtarët kanë zbuluar disa ndryshime në pjesën e bardhë të trurit (ajo që përmban fibra nervore), ku edhe instalohet e ashtuquajtura varësia nga interneti.

Ka qenë, në veçanti, shenja e një pushimi në lidhjet e fibrave nervore që lidhin zonat e trurit të përfshira në emocione, vendimmarrje dhe vetë-kontroll.

"Në tërësi, - thotë Hao, - rezultatet tona tregojnë se Internet-varësia është e lidhur me anomalitë që krijohen në pjesën e bardhë, në rajonet e trurit që përfshijnë krijimin dhe përpunimin e emocioneve, vëmendjes, vendimmarrjen dhe kontrollin njohës".

Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se kjo formë moderne e varësisë, mund të ndajë mekanizma psikologjike dhe nervoze me llojet e tjera të varësisë së substancave dhe çrregullime të kontrollit të impulseve.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi