Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si t’i dojë fëmija librat? Empty Si t’i dojë fëmija librat?

Thu 19 Jan 2012 - 17:08
Si t’i dojë fëmija librat? Main_LibratKurrë nuk është herët për të filluar fëmijën të orientohet nga librat. Por për fëmijët, nuk është qëllimi që të lexojnë libra klasik por ata që i përshtaten. Në fakt, fëmijët mësojnë nëpërmjet lojës. Bëni leximin pjesë të lojës së tyre. Ka shumë mënyra zhvillimi të përshtatshme dhe argëtuese për të ndihmuar vogëlushin tuaj që t’i dojë librat.
- Bëjeni librin obligim: Nuk qëndron e gjitha tek leximi i fjalëve në libër. Ajo ka të bëjë më shumë me interaktivitetin me nënën, babanë apo kujdestaren. Kur vogëlushi juaj iu ulët afër, përderisa ju lexoni me zë, ai nuk kënaqet vetëm me librat, por gjithashtu me vëmendjen e juaj ndaj tij.
- Zgjidhni librat e duhur: Fëmijët i duan librat të cilët mund t’i kapin lehtë dhe mund të manipulojnë me to pa ndihmën e të tjerëve. Fëmijët e vegjël i duan tregimet të cilat janë të paraqitura me fotografi të pastra, të shndritshme dhe realiste. Dhe natyrisht ata i adhurojnë rimat. Por nuk mund të themi që vogëlushi juaj nuk do t’i dojë edhe tregimet që mund t’i zgjedh vëllai i tij më i madh dhe madje mund të bëhen të preferuarat e tyre. Vetëm sigurohuni që fëmija juaj të ketë qasje në libra të thjeshtë.
- Lexoni dhe aktroni gjatë leximit: Anashkaloni të gjitha pengesat gjatë kohës kur i lexoni fëmijës tuaj. Fëmijët i duan dramat po aq sa edhe të rriturit-në fakt, të vegjlit mund të pretendojnë të jenë p.sh. personazh i ujkut të tmerrshëm tek “Tre derrkucët e vegjël”. Inkurajoni atë, edhe nëse kjo gjë e ngadalëson progresin e tregimit. Fëmija do ta përjetojë më shumë tregimin nëse merr pjesë më aktivisht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi