Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush do të jetë në ‘DWS 3’? Empty Kush do të jetë në ‘DWS 3’?

Tue 24 Jan 2012 - 19:13
Kush do të jetë në ‘DWS 3’? F.0123130227599_mOrganizatoret “Dancing with the Stars Albania” janë duke u përgatitur për edicionin e tretë të këtij spektakli që pritet të fillojë së shpejti.
Ngjashëm me herët e kaluara, edhe për këtë edicion ofertat ndaj personaliteteve publike tashmë janë bërë, ndërsa janë zbuluar disa nga pretendentët për të cilët thuhet se mund të jenë në këtë garë vallëzimi.

Mediat shqiptare raportojnë se në Kosove oferta ka shkuar në adresë të këngëtarëve Nora Istrefi dhe Ermal Fejzullahu, dhe aktores Yllka Gashi.

Nga Maqedonia janë ftuar aktori Blerim Destani dhe këngëtarët Adrian Gaxha, Big Mama dhe Adelina Tahiri.

Sa i përket Shqipërisë, flitet se këngëtarja Bleona Qereti ka marrë ofertë për të qenë pjesë e spektaklit, mirëpo ende nuk është konfirmuar asgjë. Ndërsa nuk dihen emrat e tjerë.

Në dy edicionet e parë të “Dancing with the Stars” kanë triumfuar Oni Pustina (edicioni i parë) dhe Enver Petrovci (edicioni i dytë). /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi