Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studimi: Shpirti, nuk e ka një çmim Empty Studimi: Shpirti, nuk e ka një çmim

Wed 25 Jan 2012 - 0:45
Studimi: Shpirti, nuk e ka një çmim 1221Shpirti, ashtu si edhe vlerat tek të cilat ne besojmë më thellë, nuk mund të shitet, pasi nuk ka një vlerë të caktuar për të. Vetë truri ynë e ka përcaktuar atë si një target të jetës sonë, i cili është i ndarë nga shpenzimet apo nga përfitimet dhe gjërat e shenjta, të cilat do t’i falnim me kënaqësi.

Kjo është demonstruar së fundmi edhe nga një studim, i Universitetit të Emorisë, pranë Atlantas në SHBA. Testi i hulumtuesve tregoi sesi vlerat "e shenjta", kthehen në një qark të posaçëm nervor.

Duke analizuar aktivitetin e trurit, duke përdorur rezonancë magnetike të trurit, shkencëtarët kanë vërejtur se vlerat që ne i konsiderojmë si të shenjta, mjafton një qark i lehtë nervor për të vlerësuar çfarë është e drejtë dhe e gabuar.

Rajoni i trurit më i zhvilluar në mesin e besimtarëve të një feje, apo ai i aktiviteteve të rajonit të trurit që lidhen me vlerat thelbësore ishte më intensive në njerëz që janë pjesë e grupeve të organizuara, si besnikë të kishës, anëtarët e ekipeve sportive dhe muzikore etj.

Ndoshta për shkak të rregullave dhe normave shoqërore që ekzistojnë në grup, i ndihmojnë për të patur vlera në një mënyrë më të thellë.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi