Gjendet strofulli më i vjetër i dinozaurit
Fri 27 Jan 2012 - 0:54
AFRIKË – Në Afrikën Jugore janë zbuluar strofuj të dinozaurëve të vjetër rreth 190 milionë vjet. Paleontologë kanadezë në parkun kombëtar Goldengate Hilands kanë gjetur 10 strofuj të ndarë në të cilët në atë kohë gjendeshin edhe nga 35 vezë. Në disa nga strofuj janë gjetur edhe fosile të embrioneve të dinozaurëve, shkruan Koha. Këta strofuj janë rreth 100 milionë vjet më të vjetër se sa strofujt që konsideroheshin më të vjetrit. Strofujt dhe fosilet e gjetura u takojnë dinozaurëve me emrin latin massospondylus. Gjurmët e shputave dëshmojnë se më të vegjlit kanë ecur me katër këmbë, ndërsa të rriturit me dy këmbë, me të pasmet. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|