Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pijet e ëmbla të dëmshme për zemrën femërore  Empty Pijet e ëmbla të dëmshme për zemrën femërore

Sun 29 Jan 2012 - 4:00
Pijet e ëmbla të dëmshme për zemrën femërore  Images24-149x200Sipas një zbulimi nga kërkuesit e universitetit të Oklahamas, konsumi i rregullt i pijeve me sheqer (alkoolike ose jo), duket se janë të dëmshme për shëndetin kardiak, vecanërisht për gratë. Gratë ndikohen nga kaloritë e marra përmes këtyre pijeve në një shkallë më të madhe se meshkujt, dhe kjo rezulton në pushimin e zemres dhe probabilitetit më të madh të krijimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Problemi, megjithatë, shfaqet në të njëjtën mënyrë edhe tek femrat që në dukje nuk janë në kategorinë e rrezikut, dhe nuk kanë probleme me peshën. Për të arritur konkluzionet e tyre, studiuesit amerikanë kanë përfshirë në një kërkim 4 milion qytetarë amerikanë nga mosha 45 deri ne 84 vjeç, që ishin nënshtruar një studimi për zhvillimin e arteriosklerozes (sëmundje e lidhur me pengimin e arterieve të shkaktuara nga yndyrnat si kolestreoli i keq LDL). Nga pjesmarrësit që nuk paraqisnin probleme kardiake në fillim të testimit janë analizuar zakonet ushqimore në harkun e pesë viteve, pikërisht për të zbuluar që konsumi i ushqimeve të caktuara (në këtë rast pijet), mund të kenë zhvillim të mundshëm të sëmundjeve të zemrës. Në fund të monitorimit doli se femrat që konsumojne zakonisht 2 ose me shume pije të ëmbla (duke përfshirë coca cola, birrë pa alkool ose pije të buta), kishin 4 herë më shumë (se ato që pinin vetëm 1) gjasa të ngrihej niveli i tyre i triglicerideve në gjak dhe si pasojë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiake. Fakti kurioz është se e njëjta gjë nuk ndodh me meshkujt, dhe arsyeja qendron thjesht në ndryshim biologjik midis burrave dhe grave. Në përgjithësi femrat kanë nevojë për më pak kalori dhe më pak energji se meshkujt, mjafton të mendojmë nga fakti se duhet të mbajnë një organizëm më të vogël në masë më të vogël muskulare./sekretebukurie/ Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
pexha
pexha
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1673
<b>Hobi</b> Hobi : forumet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kamenic
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 16/01/2011

Pijet e ëmbla të dëmshme për zemrën femërore  Empty Re: Pijet e ëmbla të dëmshme për zemrën femërore

Sun 29 Jan 2012 - 12:18
mose perdorni pij e te embel a se dashurja esht ma e embel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi