Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pekini ishte vetem 7 minuta larg shkatërrimit nga nje satelit  Empty Pekini ishte vetem 7 minuta larg shkatërrimit nga nje satelit

Tue 31 Jan 2012 - 20:52
Pekini ishte vetem 7 minuta larg shkatërrimit nga nje satelit  ImagesSateliti i njohur me emrin Rosat, kishte marrë një trajektore, që mendohej se finalizimin do ta kishte në kryeqytetin kinezVetëm shtatë minuta e kanë ndarë Pekinin nga shkatërrimi. Diçka e tillë është zbuluar, pak muaj pasi në tetor, një satelit gjerman prej 2.5 tonësh, ishte drejtuar drejt kryeqytetit kinez. Pikërisht, mësohet se sateliti i njohur me emrin Rosat, kishte marrë një trajektore, që mendohej se finalizimin do ta kishte në Pekin. Pasojat do të ishin katastrofike, kratere gjigante, shpërthime, godina të shkatërruara dhe një numër shumë i madh viktimash në qytetin me 20 milion banorë. Teksa shkencëtarët kanë bërë me dije nuk mund të kontrollonin dot satelitin kur doli nga kontrolli.
Manfred Warhaut i Agjencisë Hapësinore Evropiane ka pranuar atë që mund të ndodhte: “Mund të themi se Pekini ishte fiks në rrugën e satelitit, gjatë orbitës së tij të fundit. Nëse ai do ishte përplasur rreth 10 minuta minuta më vonë, atëherë sigurisht që do binte mbi Pekin”. Për fat, sateliti përfundoi në Gjirin e Bengalit, në ujë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi