Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

KKRT: Klipi i Babastars “High” ka shkelur normat morale, bën thirrje për drogë Empty KKRT: Klipi i Babastars “High” ka shkelur normat morale, bën thirrje për drogë

Thu 2 Feb 2012 - 23:56
KKRT: Klipi i Babastars “High” ka shkelur normat morale, bën thirrje për drogë KlipiDrejtoria e Programeve në Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT) në Shqipëri, ka vizionuar videon “High”, të Babastars,transmetuar në një stacion muzikor televiziv lokal dhe arrin në përfundimin se “përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij videoklipi cenojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja”.
“Në videoklip paraqiten të mbjella me lëndë narkotike ku bëhet thirrje për konsumimin e saj.
Teksti i këngës bën thirrje për, konsumimin e “hashashit”, dhe e paraqit një veprim të tillë, si një gjest për t’u marrë shembull. Në këtë këndvështrim, transmetimi i kësaj videoje ka shkelur normat morale dhe etike të transmetimeve televizive”, thotë KKRT, raporton NOA.
Monitorimin, KKRT tha se e bëri “konform detyrave funksionale të parashikuara në ligj pas ankesave të shumta të mbërritura nga qytetarët”.
Neni 36, i ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, përcakton se: “Programet radiotelevizive publike dhe private respektojnë dinjitetin vetjak dhe të drejtat themelore të njeriut, … të drejtat e fëmijëve dhe të adoleshentëve…”.
KKRT thotë se i tërheq vëmendjen dhe i bën thirrje subjekteve radio-televizive të tregohen të kujdesshëm, në paraqitjen e programeve të tyre. Gjithashtu, bën me dije se, për çdo rast do të merren masat për respektimin e normave morale e etike, konform ligjit në fuqi. /noa/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi