Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Eli Fara, një këngë për Shën Valentin Empty Eli Fara, një këngë për Shën Valentin

Sat 11 Feb 2012 - 18:12
Eli Fara, një këngë për Shën Valentin Eli1Edhe pse ajo i këndon shpesh dashurisë, kjo është hera e parë që këngëtarja e njohur Eli Fara realizon një klip për Ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin. Ka përgatitur një surprizë të tillë për adhuruesit e muzikës së saj, klipin e ri që i dedikohet ndjenjës së thellë të dashurisë. Kënga titullohet “Vetëm sonte”, me ritme bluz e jazz dhe ka një stil krejt ndryshe nga këngët që ka realizuar deri tani.Fabula e këngës përshkruan bukur të gjitha mendimet dhe emocionet e një femre, e cila ndonjëherë në jetë ka dëshirë që të bëjë një çmenduri, qoftë edhe për një natë. Kënga është një krijim i kompozitorit Adi Hila me vargje të Pirro Çakos, me të cilët Eli bashkëpunon për herë të parë. Klipi është realizuar nga “Max Production” nën kujdesin e Zhakut, dhe është konceptuar si një film me metrazh të shkurtër, ku përshkruhen përjetimet e një femre të bukur dhe plot botë shpirtërore që i dedikohet në një moment dashurisë.
Për faktin se është një këngë që do të publikohet ditën e Shën Valentinit, këngëtarja ka menduar një baladë që i shkon festës, por edhe si një përjetim femëror ku mund të shohin veten shumë femra që kjo ditë do t’i gjejë vetëm. Gjithashtu kjo këngë është në linjën e këngëve balada, që ajo publikon gjithmonë në periudhën e dimrit, për t’iu përshtatur gjendjes shpirtërore të muajve të ftohtë, ku adhuruesit e muzikës gjejnë më shumë veten te këngët melankolike dhe të ndjera.
Të gjithë e kujtojnë baladën e para pak viteve me titull “Vjeshta”, që është një nga hitet e saj të publikuara në Tiranë në ditë të ftohta, ndërkohë që në verë ajo publikon vetëm këngë popullore. Edhe në këtë klip këngëtarja do të shfaqet në formë ideale, siç e shihni në fotot që kemi arritur të sigurojmë në momente xhirimesh. Pas perfomancës së saj si balerinë në “Dancing with the stars”, kjo është nga daljet e saj të pakta në publik me një krijim muzikor, ndërkohë që në verë ajo kalon muaj intensivë me koncerte.
Nuk dihet ende për ndonjë ndryshim të rëndësishëm në jetën e saj private, ndërkohë që në intervista të ndryshme në media ka pohuar se nuk e ka gjetur ende shpirtin e saj binjak. Po ashtu pyetjeve që i janë bërë asaj për martesën, ajo i është përgjigjur natyrshëm se nuk ka asnjë tabu dhe është e hapur për një martesë të dytë. Eli Fara nga martesa e parë ka një vajzë të rritur që quhet Marina, studente në një nga universitetet në Tiranë.
Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezidenca e saj ndodhet në Tiranë, ku jeton bashkë me vajzën. Ajo udhëton shpesh në Kosovë dhe Greqi, ku publiku e pret shumë mirë, pasi ndihet afër me repertorin e saj. Eli u kthye përfundimisht nga Nju Jorku pak kohë më parë me “look” tërësisht të ndryshuar, flokët e prerë shkurt, ndërsa tani shfaqet sërish me flokë të gjatë.
PanoramaPlus
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi