Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Gjebrea dhe Pasha gati për “Eurovizion 2010” Empty Gjebrea dhe Pasha gati për “Eurovizion 2010”

Sun 21 Mar 2010 - 12:12
Gjebrea dhe Pasha gati për “Eurovizion 2010”
Gjebrea dhe Pasha gati për “Eurovizion 2010” Juliana_PashaDy
muaj përpara pjesëmarrjes në “Eurovizion 2010”, duket se punët janë
vënë në vijë nga konkurrentët shqiptarë, Juliana Pasha dhe kompozitori
Ardit Gjebrea. Janë emrat që përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e
55-të të Festivalit Evropian të Këngës.
Këtë vit, festivali mbahet në Oslo të Norvegjisë në tri net, më 25, 26 dhe 27 maj.
Pasha dhe Gjebrea kanë udhëtuar nëpër
Evropë dhe jashtë saj, nëpër studiot evropiane të regjistrimit, miksimit,
masterizimit, e postproduksionit të videoklipeve.
Gjithçka pritet të
shihet më 25 maj kur kënga të dëgjohet në gjysmëfinale.
Regjistrimi është
bërë në studion “Cabin Studio”, që ushtron një aktivitet 20-vjeçar në Londër.


Miksimi i është lënë studios italiane “Softworks”, kurse masterizimi
është bërë nga “Sterling Sound”, Nju Jork.

Gjebrea tregon se është
ruajtur i njëjti version i këngës, nuk ka ripunime. Më 25 maj në skenën e
Eurovizionit do të dëgjohet e njëjta këngë, veçse në versionin anglisht me
titull “It’s all about you”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi