Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Anila Limani, gazetarja më e mirë hulumtuese në Maqedoni Empty Anila Limani, gazetarja më e mirë hulumtuese në Maqedoni

Mon 20 Feb 2012 - 1:32
Gazetarja dhe redaktorja e gazetës “Lajm” nga Shkupi, Anila Limani është fituese e parë e çmimit për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara”, që të premten në mbrëmje e ndau Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Si një ndër emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare në Maqedoni, Anila Limani këtë çmim e ka fituar falë storjes hulumtuese me titull “Dhuruan mijëra euro, fituan miliona”. Kjo storje hulumton dukuritë korruptuese në financimin e partive politike, posaçërisht gjatë fushatave parazgjedhore.

“Është nder i madh për mua që jam fituese e këtij çmimi. Ky çmim do të jetë një stimul më shumë që të vazhdoj punën time në storjet hulumtuese”, deklaroi Anila pas pranimit të çmimit.

Ndarja e çmimit “Jashar Erebara”, që u bë për herë të parë sivjet, u mundësua pas ardhjes në krye të SHGM-së të gazetarit Naser Selmani. Ky çmim, që mban emrin e botuesit të parë të gazetës shqipe në Shkup me emrin “Shkupi” (në vitin 1911), do të jetë tradicional dhe tani e tutje do të ndahet për çdo vit.

Jashar Erebara ka lindur në Dibër në vitin 1873, u shkollua në Shkup dhe Bukuresht, atdhetar dhe intelektual i shquar që dha një kontribut të madh patriotik dhe publicistik. U mor mjaft me botime në gjuhën shqipe, ishte kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe themelues i gazetës së parë në gjuhën shqipe në Maqedoni "Shkupi".

.
Anila Limani, gazetarja më e mirë hulumtuese në Maqedoni Anila Limani, gazetarja më e mirë hulumtuese në Maqedoni
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi