Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

"Independent": Franca e Gjermania, përgjegjëse për krizën greke Empty "Independent": Franca e Gjermania, përgjegjëse për krizën greke

Tue 21 Feb 2012 - 15:58
"Independent": Franca e Gjermania, përgjegjëse për krizën greke 51575_1LONDER - “Blerja e sistemeve të armatimit të Francës dhe Gjermanisë nga Greqia shkaktoi krizën, pasi shtetet europiane i bënin presion Athinës për të blerë sisteme, që nuk mund t’i paguante», shkruan gazeta britanike «Independent», në artikullin me titull «Franca dhe Gjermania janë përgjegjëse për krizën në Greqi».

“Gjithnjë e më shumë shtohen zërat që akuzojnë Berlinin dhe Parisin për gjëndjen në vend, pasi shpenzimet për pajisjet e mbrojtjes që blinte Greqia nga ato ishin të papërballueshme”, shkruan gazeta.

«Në pjesën më të madhe të dekadës së fundit, Greqia, me një popullsi prej 11 milion banorë, ishte një nga 5 importuesit e parë të armëve në botë. Shumica e armëve të shtrenjta, duke përfshirë edhe nëndetëse, tanke dhe avionë luftarakë, prodhoheshin në Gjermani, Francë dhe Shtetet e Bashkuara», shkruan "Independent". Artikulli vazhdon duke thënë se, «edhe në vitin 2010, kur shkalla e katastrofës ekonomike ishte e qartë, Greqia bleu 223 armë kundërajrore dhe një nëndetëse nga Gjermania, me mbi 403 milionë euro».

Në marrëveshjen e re të ndihmës, Greqia është angazhuar për të zvogëluar shpenzimet e mbrojtjes rreth 400 milionë euro. Udhëheqësit e eurozonës deri tani kanë treguar një mirëkuptim më të madh në shkurtimin e shpenzimeve të mbrojtjes, edhe pse janë dy herë më të mëdha nga mesatarja e NATO-s përkundrejt PBB-së, nga sa kanë treguar për ato për shëndetin apo pensionet.

Artikulli përfundon duke pyetur se “çfarë mund të bëhet këtej e tutje?”
Mundësitë për Greqinë janë të vogla, sipas gazetës britanike, pasi kontratat që janë nënshkruar nuk mund të anulohen, sepse ekzistojnë klauzolat penale që parashikojnë gjoba, përgjigjet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi