Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Rinisin përleshjet në Athinë Empty Rinisin përleshjet në Athinë

Wed 22 Feb 2012 - 0:40


Qindra protestues u perleshën me policinë në kryeqytetin grek në kohën kur po debatohet memorandumi për reformen e re ekonomike të qeverisë.

Protestuesit hodhën gurë dhe molotov kundër forcave të rendit, të cilat u përgjigjen me gaz lotsjellës dhe kimikate.

Në vazhdim, turma u shpërnda prej policisë nga sheshi Sindagma, por përleshjet kanë vazhduar në një rrugë aty pranë, ku njerëzit e egërsuar kanë vijuar të godasin policët.

Disa persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa mësohet se të paktën një efektiv është dërguar në spital me plagë jo të rënda. Ndërsa pre e gazit dhe efekteve të tij, ranë dhe dy prej figurave historike të së majtës greke, Mikis Theodhorakis dhe Manolis Glezos, të cilët kishin dalë të protestonin kundër memorandumit. Të dy ata u dërguan në klinikën e parlamentit grek, ku morën dhe ndihmën e parë.

Masa të rrepta sigurie u morën për ruajtjen e rendit gjatë protestave të sotme, pasi zemërimi i grekëve për reformën ekonomike duket tepër i madh.

Memorandumi i ri i qeverisë, ul ndjeshëm rrogat, pakëson vendet e punës dhe kthen në masë të madhe pasigurinë për mijëra familje greke.

Atmosfera e tensionuar vazhdon edhe brenda parlamentit, ku deputetë të partive parlamentare, akuzojnë njëri-tjetrin për situatën kaotike në të cilën është gjendur vendi .

Jorgos Papandreu, Andonis Samaras, Fotis Kuvelis dhe Dora Bakojanis, u kanë vënë kushte deputetëve të tyre të votojnë, ose do të përballen me përjashtimin nga rradhët e partisë, ndërsa partitë e majta, janë shprehur se nuk do ta votojnë memorandumin.

Debati politik në parlament ka filluar që në mesdite dhe pritet të kulmoj rreth mesnatës me votimin emëror pro ose kundër të 300 ligjvënësve grekë
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi