Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Marrëveshja shpëton Greqinë, fillon rruga e dhimbshme Empty Marrëveshja shpëton Greqinë, fillon rruga e dhimbshme

Wed 22 Feb 2012 - 11:10
Marrëveshja shpëton Greqinë, fillon rruga e dhimbshme Spacer
Marrëveshja shpëton Greqinë, fillon rruga e dhimbshme Spacer
Marrëveshja shpëton Greqinë, fillon rruga e dhimbshme 51606ATHINE - Marrëveshja dhe vendimet e Eurogrupit janë "një hap i madh", me rëndësi vendimtare për të ardhmen e vendit, theksoi kryeministri grek Lukas Papadhimos në mbledhjen e këshillit të ministrave, ku ka informuar anëtarët e kabinetit lidhur me këto vendime. Ai shprehu optimizmin e tij se, "nëse programi zbatohet me eficencë, në vitin 2013 do të kapërcehen problemet dhe do të fillojë gradualisht kursi i zhvillimit ekonomik". Papadhimos nënvizoi se "të shumtë ishin ata që parashikonin dështimin, por për fat të mirë nuk u përligjën".

Edhe presidenti i Republikës, Karolos Papulias vlerësoi vendimin e Eurogrupit për miratimin e kredisë prej 130 miliardë eurosh dhe reduktimin e borxhit. "Të shfrytëzojmë shansin që na jepet dhe të mos vonohemi. Të rendim e të plotësojmë boshllëqet dhe vonesat e viteve të mëparshme dhe të futemi në një kurs zhvillimi, që Greqia të rikthehet në kohërat e begata", theksoi presidenti Papulias.

Kryetari i PASOK-ut, Jorgos Papandreu, ka deklaruar se vendimi i Eurogrupit "përbën një tjetër premisë të nevojshme që garanton se sakrificat e grekëve, jo vetëm që nuk shkojnë dëm, por zënë vend".

Kryetari i Demokracisë së Re, Antonis Samaras e lidh vendimin me zgjedhjet, kur thotë se "ai është i rëndësishëm dhe pozitiv, pasi largon rrezikun e falimentimit të vendit, garanton perspektivën europiane, ofron mundësinë për qëndrueshmërinë e borxhit dhe hap rrugën për zhvillimin e zgjedhjeve".

Marrëveshje për "falimentim të kontrolluar" të vendit, por "falimentim i pakontrolluar për popullin", e cilësoi vendimin e Eurogrupit, sekretarja e Partisë Komuniste, Aleka Papariga.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Koalicionit të së majtës radikale (SYRIZA), Aleksis Tsipras, deklaroi se "marrëveshja angazhon ekskluzivisht ata që nënshkruajnë", dhe parashikon se "kësaj here festa nuk do të zgjasë as tri ditë".

Kryetari i LAOS-it, Jorgos Karaxhaferis, e komentoi me shprehje të ashpra marrëveshjen, duke theksuar se ai vetë ndihet i përligjur për vendimin që të largohet nga qeveria.

Ndërkaq sindikatat nuk rreshtin së kundërshtuari vendimet që parashikon marrëveshja e Eurogrupit, ku ndër të tjera Greqisë i duhet të pranojë mbikëqyrje të vazhdueshme nga Evropa për mënyrën sesi do t’i zbatojë detyrimet dhe të pranojë gjithashtu hapjen e një llogarie të vecantë për të shlyer borxhin e vet. Sindikatat e sektorit publik dhe privat do të zhvillojnë sot pasdite një protestë kundër marrëveshjes dhe ligjit që përfshin reduktimet në paga dhe pensione. Protesta ka lidhje me faktin që projektligji për programin e shkëmbimit të bonove greke (PSI) dhe ai që i përket pagave dhe pensioneve janë paraqitur dje vonë në Parlament, dhe do të diskutohen e miratohen me procedurë urgjente.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Marrëveshja shpëton Greqinë, fillon rruga e dhimbshme Empty Re: Marrëveshja shpëton Greqinë, fillon rruga e dhimbshme

Wed 22 Feb 2012 - 22:24
GREQIA KA QEN VENDE ME I PASUR NE SHTET BALKANIKE
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi