Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhunon Agim Tiranën: Më fiku cigaren në trup në ‘75 Empty Dhunon Agim Tiranën: Më fiku cigaren në trup në ‘75

Thu 23 Feb 2012 - 16:14
Dhunon Agim Tiranën: Më fiku cigaren në trup në ‘75 Gjergj-ndrecaa-pas-incidentit-te-parlamenti-300x226Gjergj Ndreca gjatë arrestimit
Personi që qëlloi Ilir Rusmalin “hakmerret” edhe ndaj avokatit: Më ka fikur cigaren në ballë në hetuesi.
Gjergj Ndreca qëllon Agim Tiranën: Më fiku cigaren në trup në 1975.
I përndjekuri Gjergj Ndreca, i cili pak ditë më parë u përfshi në incidentin me deputetin Ilir Rusmali, ka përfunduar sërish në pranga vetëm pak ditë pas lirimit nga gjykata. Ai akuzohet se dje ka rrahur avokatin Agim Tirana, të cilin e sulmoi fizikisht pranë zyrës së tij në kryeqytet. Incidenti ndodhi paraditen e djeshme pranë selisë së Komunitetit Mysliman në kryeqytet, ku ndodhet edhe zyra e avokatit Tirana. Avokati sapo kishte dalë nga zyra e tij kur është qëlluar nga i përndjekuri. Gjergj Ndreca, sipas Policisë, ndodhej pranë zyrës së avokatit kur është ndeshur në rrugë me Agim Tiranën. Ai nuk ka hezituar ta godasë disa herë me grushte avokatin, i cili më parë ka qenë zyrtar i Prokurorisë. Fillimisht mësohet se Ndreca e ka fyer e kërcënuar duke i kujtuar kohën kur Tirana punonte në hetuesi dhe e kishte marrë në pyetje. Gjatë deklarimeve në polici, Ndreca ka pretenduar se e ka goditur më grusht avokatin në shenjë hakmarrjeje për keqtrajtimin në kohën kur e merrte në pyetje në pozicionin e hetuesit. Menjëherë pas incidentit të ndodhur, avokati Tirana është paraqitur vetë në Komisariatin Nr. 1, ku ka kallëzuar ish-të përndjekurin që sipas tij, e ka goditur për shkak të detyrës. Më pas efektivat e Policisë kanë arritur të kryejnë arrestimin e Ndrecës, i cili ndodhej pranë selisë së Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë, që ndodhet në rrugën “Xhorxh Bush”, përballë Parlamentit. Ndërsa gjatë deklarimeve që Ndreca ka dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ka shpjeguar se “në vitin ’75, kur Agim Tirana ishte hetues dhe po më merrte në pyetje në hetuesi, më ka keqtrajtuar duke më fikur cigaren në ballë. Prandaj e kam goditur”.
KALLEZIMI I AVOKATIT
Avokati i njohur, Agim Tirana, ka bërë dje një kallëzim penal në Komisariatin Nr. 1, ku akuzon një ish-të përndjekur politik, që sipas tij e ka goditur për shkak të detyrës. Tirana ka sqaruar në polici se ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, vetëm disa metra larg zyrës së tij, që ndodhet afër Komunitetit Mysliman, e njëkohësisht edhe pranë selisë së Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë, në rrugën “Xhorxh Bush”, në Tiranë. Sipas avokatit, ai është përballur në rrugë me ish-të dënuarin politik, Gjergj Ndreca, i cili fillimisht e ka fyer dhe kërcënuar e më pas e ka goditur me grushte, duke e quajtur komunist. Pas ngjarjes, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, Ndreca është larguar duke u ulur në një prej lokaleve pranë vendngjarjes, që rastis të jetë shumë pranë vendit ku ndodhi edhe incidenti me deputetin Ilir Rusmali një javë më parë. Menjëherë pas kallëzimit të avokatit Agim Tirana, efektivat e Komisariatit Nr. 1 kanë patrulluar zonën përreth vendngjarjes për të gjetur autorin e goditjes së tij. Ai është gjetur pikërisht në lokalin ku ishte ulur pasi kishte rrahur avokatin dhe është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime rreth ngjarjes, duke pranuar gjithçka. Për këtë arsye është marrë masa e arrestit në flagrancë ndaj tij, me akuzën “fyerje dhe goditje për shkak të detyrës” dhe “kanosje”. Mësohet se ndryshe nga rasti i incidentit me deputetin Rusmali, kësaj radhe Ndreca nuk ka shfaqur rezistencë ndaj forcave të policisë.
Lirimi
Ditën e diel prokuroria kërkoi hetim në gjendje të lirë për Lirak Bejkon dhe Gjergj Ndrecën, të cilët sulmuan deputetin e PD-së para Parlamentit një ditë më parë. Gjatë zhvillimit të masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi dy ish-të përndjekurit politikë që u arrestuan pas incidentit me deputetin Ilir Rusmali në hyrje të Parlamentit. Me kërkesën e prokurorisë, gjykata vendosi lirimin e Lirak Bejkos, 47 vjeç, dhe Gjergj Ndrecës, që akuzoheshin përkatësisht për “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë”.
Avokati
Avokati Agim Tirana, që u sulmua dje nga ish-i përndjekuri politik Gjergj Ndreca, aktualisht është një prej avokatëve më të njohur penal në kryeqytet. Por, për disa vite rresht ai ka qenë pjesë e organit qendror të akuzës, që në atë kohë ishte Drejtoria e Përgjithshme e Hetuesisë. Edhe pas rënies së komunizmit ai vazhdoi të qëndronte për disa kohë në këtë institucion, që tashmë ishte Prokuroria e Përgjithshme. Ndërsa pas vitit 1993, nga akuza kaloi në mbrojtje, duke u bërë avokat. Në vitin 1998 iu kthye sërish akuzës, duke u emëruar në Prokurorinë për Krime të Rënda, por jo për shumë kohë, duke vazhduar sërish profesionin e avokatit, që edhe mban aktualisht.
Rusmali
Ndryshe nga avokati Agim Tirana, i cili e denoncoi dhunën që ushtroi ndaj tij ish-i përndjekuri, deputeti demokrat Ilir Rusmali, që u godit në të njëjtën mënyrë një javë më parë, nuk preferoi të bënte kallëzim për ngjarjen. Për këtë arsye, efektivat e Komisariatit Nr. 1, edhe për shkak se ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, nisën hetimet kryesisht dhe e arrestuan Bejkon me akuzën “goditje dhe fyerje për shkak të detyrës të zyrtarëve të lartë shtetërorë”. Njëkohësisht me Lirak Bejkon, policia ka arrestuar edhe mikun e tij, Gjergj Ndreca, po ashtu një ish-i përndjekur politik, me akuzën “kundërshtim të punonjësve të rendit publik”.
Incidenti para Kuvendit
Ish-të përndjekurit sulmuan Ilir RusmalinDhunon Agim Tiranën: Më fiku cigaren në trup në ‘75 Ilir-rusmaili-dhe-te-perndjekuritzhvillonin një ceremoni varrimi për të dënuarin politik Grigor Zaharia, fyen dhe sulmuan deputetin Ilir Rusmali. Ngjarje ku u përfshi edhe Gjergj Ndreca, i cili u arrestua dje për goditjen e avokatit Agim Tirana. Incidenti ndodhi mesditën e 16 shkurtit 2012, pranë selisë së të të dënuarve politikë, e cila ndodhet pak metra nga hyrja e Parlamentit, në rrugën “Xhorxh Bush”, kur një grup të moshuarish po zhvillonin një ceremoni mortore. Të përndjekurit ishin organizuar për të varrosur shtetasin Grigor Zaharia, i dënuar politik, i cili kishte vdekur dhe kishte mbetur për 16 ditë në morg pasi nuk kishte njeri që ta varroste. Rreth mesditës ata kanë nxjerrë arkivolin në oborrin e selisë së tyre dhe po i bënin nderimet e fundit para nisjes për në varreza. Në këtë kohë, deputeti Ilir Rusmali me automjetin e tij ka mbërritur në hyrje të Parlamentit dhe ka parkuar aty. Sapo ka zbritur nga makina, deputeti është sulmuar nga ish-i përndjekuri Lirak Bejko. Në kohën kur forcat e policisë ndërhynë duke arrestuar Bejkon, Gjergj Ndreca nisi të kundërshtonte arrestimin e tij, duke shtyrë efektivat e rendit. Për këtë arsye edhe ai përfundoi në pranga.
ETLEVA DELIA
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Dhunon Agim Tiranën: Më fiku cigaren në trup në ‘75 Empty Re: Dhunon Agim Tiranën: Më fiku cigaren në trup në ‘75

Thu 23 Feb 2012 - 16:16
hallall plako qenke njesh nuk harron sa vdes une per keto tipa qe ste harrojne
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi