Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tadiç: Me marrëveshjen Serbia ka edhe Europën edhe Kosovën Empty Tadiç: Me marrëveshjen Serbia ka edhe Europën edhe Kosovën

Fri 24 Feb 2012 - 18:17
Transmetuar më 24.02.2012 15:44

Beograd, 24 shkurt 2012, NOA- Presidenti i Serbisë Boris Tadiç e ka
cilësuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit
si një marrëveshje që konfirmon atë që ai ka kërkuar prej kohësh.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Tadiç u shpreh se, “Me
marrëveshjen e arritur përkrahet politika jonë “Edhe Europën, edhe
Kosovën” të cilën e kam udhëhequr dhe për të cilën kam marrë mbështetjen
e qytetarëve të Serbisë kaluam i këtë test historik me të cilën u
dëshmua se ai qëndrim është real dhe si i tillë jep rezultate”.

Sipas tij, kjo politikë siguron të ardhmen europiane për Serbinë, ruan
interesat nacionale serbe dhe tregon që Serbia është faktor stabiliteti
në Europën juglindore.

Tadiç theksoi se me anë të kësaj marrëveshje Kosova nuk merr pjesë në forumet rajonale si shtet.

Mësohet se negociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen
që i mundëson Prishtinës të marrë pjesë në takimet rajonale dhe se
Beogradi me anë të kësaj marrëveshje nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

a.y/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi