Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtylla: Biznesi grek, i interesuar për investime të reja në Shqipëri Empty Shtylla: Biznesi grek, i interesuar për investime të reja në Shqipëri

Mon 27 Feb 2012 - 17:38
Shtylla: Biznesi grek, i interesuar për investime të reja në Shqipëri Belinda-Shtylla-noaIntervistë për agjencinë e lajmeve NOA.al, me drejtoreshën ekzekutive të Dhomës së Tregtisë Greko-Shqiptare. Msc. Belinda Shtylla

Intervistoi: Fabiola Bramo

Pozicioni i Greqisë dhe qëndrimi i saj në eurozonë është i dyshimtë. E megjithatë, biznesmenët grekë vijojnë të investojnë në Greqi dhe më gjerë. Fakt për këtë është funksionimi me sukses bizneseve greke në vendin tonë dhe kërkesave në rritje për të transferuar kompania po hapur filiale të reja në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive për Noa.al, drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë Greko-Shqiptare, MSc.Belinda Shtylla rrëfen disa nga të rejat e fundit nga ky institucion.

NOA.al: Nuk është fakt i ri, që Greqia tanimë është në kulmin e krizës dhe diskutohet dalja e saj nga eurozona. Si ka reflektuar kjo krizë në bizneset greke që operojnë në vendin tonë?

Nga të dhënat që disponon institucioni ynë, bizneset greke që operojnë në Shqipëri janë më pak të prekura se homologët në Greqi. Kjo për vetë faktin, se vendi ynë është më larg krizës sesa shteti helen. E megjithatë duhet pranuar se kriza ka prekur pjesërisht këto biznese. Më së shumti do të theksoja se nga kriza aktuale e Shqipërisë janë prekur bizneset greke të fushës së ndërtimeve. Ka shumë ofertë dhe pak kërkesë, duke patur parasysh se mungojnë vendet e punës dhe janë ulur të ardhurat që vinin nga emigracioni. E megjithatë deri më tani nuk na rezulton të kemi ndonjë rast të falimentimit të ndonjë kompanie greke. Për të mos thënë, që vijojnë kërkesat për investime?

NOA.al: Ju pohuat më lart se aktualisht ka kërkesa për të investuar nga biznesmenët grekë në Shqipëri. A mund të dimë diçka më tepër lidhur me këtë?

Gjatë këtyre ditëve, kur ndjekim në media zhvillimet e krizës greke, vërejmë faktin se na kanë ardhur vazhdimisht kërkesa nga biznesmenët grekë për të investuar në Shqipëri. Duke qenë se vendi ynë është në zhvillim, aspiron për vend kandidat në BE, anëtar në NATO, është rritur kërkesa e kompanive greke për të eksploruar këtë treg. Një nga detyrat e dhomës sonë është dhe krijimi i lehtësirave dhe informacioneve për grekët që kërkojnë të investojnë këtu. Kësisoj, kontaktet tona fokusohen në dhënien e informacioneve të studimit të tregut vendas. Fushat e kërkuara për investim janë kryesisht në industrinë e lehtë, hidroenergjetikë, por dhe ndërtim e teknologji.

NOA.al: A ka pasur nisma konkrete të biznesmenëve grekë për të investuar në vendin tonë?

Kemi kontaktuar në vijimësi me bizneset greke, që nuk kanë provuar ende të provojnë tregun shqiptar dhe siç ju thashë dhe më lart, janë mjaft të interesuar. Por, si hap konkret mund të përmend dy evente të organizuara nga dhoma që përfaqësojmë në muajin dhjetor. Njëri nga workshopet kishte në fokus energjetikën. Vërejtëm se pjesëmarrja e kompanive greke që vinin rishtazi në Shqipëri ishte mjaft e madhe dhe interesimi gjithashtu.

NOA.al: A mendoni se dalja e Greqisë nga eurozona do të reflektojnë në bizneset greke që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri?

Të shpresojmë që Greqia nuk do të dalë nga eurozona, pasi nëse do të rikthehet sërish dhrahmia në treg, mendoj se kjo do të reflektohet negativisht në biznes. Duhet të marrim parasysh se do bjerë norma e fitimit dhe për pasojë do të rrezikohet vijimësia e disa bizneseve të nivelit mesatar dhe të vogël, pasi kompanitë e mëdha mund të rezistojnë. Në rast se Greqia do të përmbushë kushtet dhe do ndërmarrë masat e vendosura nga BE, lëvrimi i huasë së dytë për të, do të jetë vendimtare për bizneset greke, madje dhe për ata që operojnë në vendin tonë.

NOA.al: Në cilat fusha operojnë kompanitë greke në vendin tonë?

Kompanitë e anëtarësuara, ushtrojnë aktivitet në të gjitha fushat e sektorit privat, kryesisht në atë të ndërtimit (këtë e përfaqësojnë firma shumë prestigjioze). Gjithashtu mund të përmendim import-eksport, telekomunikacion, turizëm, kompani ajrore (belle air), veshje, shërbime (zyra ligjore, konsulence zhvillimi biznesi, taksat etj), teknologji, arsim, prodhim mjetesh ndërtimi, kompani sigurimesh, import-eksport-tregtim alumin, industri hekuri, fabrika mielli, ushqimesh, hidroenergjetike, tregti makinash, real estate, spitale, banka, etj.

NOA.al: Cili është profili i institucionit tuaj?

Dhoma Greko-Shqiptare e Tregtisë dhe Industrisë, është themeluar në maj të vitit 2006,nga një grup përfaqësuesish të kompanive greke dhe shqiptare të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri dhe rajon. Shërbimet që ofron dhoma janë: ndihmë për identifikimin e partnerëve të biznesit, informacione mbi tregun shqiptar, trajnime dhe workshope, konferenca dhe forume biznesi, misione biznesi në panaire dhe ekspozita, bashkëpunim me dhomat e tjera tregtisë, lobim, mundësi për zhvillime biznesi, aktivitete për zgjerim rrjeti etj.

NOA.al: Cilat janë kapacitetet aktuale të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Greko-Shqiptare?

Numri i anëtarëve të dhomës, është në rritje, si rezultat i bashkëpunimeve ndërmjet anëtarëve, nëpërmjet programit “member 2 member” që kjo dhomë ofron, duke sjellë kështu zgjerim të rrjetit të bizneseve- anëtarë. Në total janë 185 kompani anëtare, nga këto 60 janë kompani greke.

NOA.al.: A ka pasur kërkesa nga bizneset greke në vendin tonë për të marrë nënshtetësinë shqiptare, duke iu referuar fjalës së mbajtur nga Kryeministri Sali Berisha për investitorët që kalojnë shumën 100.000 euro?

Është ende herët për të patur kërkesa të tilla, pasi deklarata e Kryeministrit nuk ka veçse një javë që ka dalë. Gjithsesi, për të qenë koherentë, ne u kemi dërguar njoftim të gjithë anëtarëve dhe joanëtarëve të Dhomës sonë për këtë risi. Shpresojmë që ata të jenë të interesuar për të marrë nënshtetësinë shqiptare, në mënyrë që të përfitojnë nga favoret e të pasurit një pasaportë shqiptare.

Intervistoi: Fabjola Bramo
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi