Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Guardiola e nis në Inter me blerjen e Higuainin Empty Guardiola e nis në Inter me blerjen e Higuainin

Thu 1 Mar 2012 - 16:41
Kriza e thellë që ka përfshirë Interin e ka vënë këtë skuadër në qendër të vëmendjes mediatike. Për pasojë, në Itali për momentin nuk flitet për gjë tjetër përveçse për emrat e kandidatëve që do të pasojnë në stolin zikaltër Claudio Ranierin. Tre janë opsionet më të mundshme: më i realizueshmi është Villas-Boas, ëndrra Guardiola dhe alternativa që mban emrin e Laurent Blancut. I preferuari, ashtu siç është vënë në dukje edhe kohët e fundit, është trajneri aktual i Barcelonës. Massimo Moratti duket se nuk ka për t’u lodhur asnjëherë derisa të shohë në pankinën e skuadrës së tij Pep Guardiolën. Presidenti i zikaltërve e sheh teknikun spanjoll si perfekt për të kthyer lavdinë që i mungon skuadrës që nga koha e largimit të Jose Mourinhos drejt Realit të Madridit në vitin 2010. Nga ana tjetër, edhe fakti që numri një i stolit të katalonasve po vonon rinovimin e kontratës me klubin spanjoll, ka lënë hapësira për ngritjen e hipotezave pro largimit drejt Milanos. Edhe pse për momentin Guardiola duket vetëm një ëndërr, sinjalet e kohëve të fundit, që po jep ai vetë, i kanë dhënë shumë shpresa ambientit zikaltër, që nga ana tjetër është i gatshëm të bëjë çmenduri për të siguruar shërbimet e tij. Një prej të cilave është, përveç shifrave të çmendura që Moratti është i gatshëm të ofrojë për t’ia rrëmbyer Barcelonës (20 milionë euro është shifra që ka publikuar “Marca” pak ditë më parë), se presidenti i Interit nuk ka ndërmend të kursejë aspak edhe në merkato për “dhuratat” që mund t’i bëjë trajnerit të ri. Në thashethemet që vijnë nga Spanja përflitet se nëse Guardiola do të pranojë transferimin në stolin e Interit, lojtari i parë që do t’i vihet në dispozicion në merkaton e verës është Gonzalo Higuain. Futbollisti argjentinas i Realit të Madridit po kalon një moment negativ me skuadrën madrilene, edhe për arsyen se aktualisht shoku i tij i skuadrës, Karim Benzema, po i “vjedh” gjithë lavdinë me paraqitjet e tija të mira. Sipas mediave italiane dhe atyre spanjolle, sulmuesi i skuadrës së Jose Mourinhos cilësohet të jetë objektivi numër një i lojtarëve që janë në ëndrrat e Morattit. Në rast se ai do transferohej në Milano, do ta kishte të sigurt vendin e titullarit, ndryshe nga ç’ndodh aktualisht në Madrid, dhe ky është një plus që mund ta bindë lojtarin për të mos refuzuar një ofertë të Interit. Gjithashtu, nga thashethemet që qarkullojnë kohët e fundit në Madrid, mësohet se Higuain kërkon të provojë një aventurë të re larg Realit.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Guardiola e nis në Inter me blerjen e Higuainin Empty Re: Guardiola e nis në Inter me blerjen e Higuainin

Thu 1 Mar 2012 - 16:43
epo te jete KAPELLO i lire si tranier dhe te marresh keta te tjeret me duket cudi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi