Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Politikanët kosovarë me pasaporta serbe Empty Politikanët kosovarë me pasaporta serbe

Thu 1 Mar 2012 - 16:56
Serbë të Kufcës së Epërme, fshat ky që me procesin e decentralizmit i takon Komunës së Artanës, kanë protestuar në fshatin e tyre për, siç thanë ata, arrestimin e gjashtë serbëve të Anamoravës.

Para protestuesve, anëtarë të familjeve të të arrestuarve kanë folur për gjoja brutalitetin dhe maltretimin e treguar nga forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Deputetet e Listës së Përbashkët në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq dhe Vesna Mikiq, kanë gjykuar siç thanë, përdorimin e tepërt të dhunës dhe i kanë ftuar serbët që të jenë të bashkuar.

Mikiq ka thënë se gjatë këtyre 12 vjetëve të fundit, Drejtoria Policore në Gjilan, me seli në Vranjë, u ka dhënë shqiptarëve rreth 10 mijë dokumente dhe sipas saj, në mesin e tyre ka edhe politikanë me nam, prandaj edhe ka pyetur, se a duhet që edhe ata të arrestohen?

Ajo ka thënë se nuk do të heshtë dhe se pikërisht në Kuvendin e Kosovës, më 1 mars do ta bëjë publike këtë, transmeton Zëri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi