Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!  Empty Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!

Sat 3 Mar 2012 - 16:05
Shkëmbimi i fjalëkalimeve po shihet si një shenjë besimi në çift . Por psikologët dhe prindërit nuk e këshillojnëabsolutisht.Sot, të rinjtë, përdorin shumë mënyra për të treguar përkushtim ndaj partnerëve dhe mbi të gjitha besnikëri. Një byzylyk apo një unazë me emrat e njëri-tjetrit, varëse apo tatuazhe ku gdhenden emrat. Por epoka dixhitale ka bërë që të lindë një traditë edhe më intime. Tani çiftet ndajnë me njëri-tjetrin edhe fjalëkalimet. Është bërë tendencë mes të rinjve të shprehin dashurinë reciproke duke ndarë password-in e postës elektronike, të “Facebook”-ut, apo llogarive të tjera në internet.

Të fejuarit apo të dashuruarit e rinj, ndonjëherë zgjedhin të njëjtin password dhe pranojnë njëkohësisht që secili të lexojë e-mail-et dhe mesazhet e njëri-tjetrit. Ata thonë se janë të përgjegjshëm që këto gërshetime dixhitale janë të rrezikshme, sepse kur një lidhje mund të përfundojë, mund të ndodhë që ndonjëri t’i përdorë sekretet online kundër tjetrit. Është pikërisht kjo që e bën simbolikën e dhënies së password-it kaq të fuqishme.

Psikologët thonë se duhen përmendur edhe tensionet mes të dashurve që përgjojnë mesazhet e njëri-tjetrit, duke kërkuar prova për mungesën e besnikërisë. Pastaj ka edhe nga ata që marrin fshehurazi celularin e dikujt tjetër dhe me passworde të vjedhur fshehin identitetin, duke u dërguar mesazhe kërcënuese të tjerëve, përfshi këtu edhe ish të dashurin. Rosalind Wiseman, e cila studion mënyrat se si adoleshentët përdorin teknologjinë, thotë se dhënia e fjalëkalimit është në njëfarë mënyre e njëjtë me seksin. Të ndash password-et, bën me dije ajo, ka shijen e diçkaje të ndaluar, sepse nuk këshillohet nga të rriturit dhe sjell një lloj brishtësie. Në shumë raporte, sidomos mes adoleshentëve, ka një shtysë për t’i dhënë password-in njëri-tjetrit, ashtu si raportet seksuale.

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!  Empty Re: Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!

Sat 3 Mar 2012 - 16:52
...une do te thoshja se eshte shenje hileje!

Shenja e besimit eshte vete dashuria...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi