Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Publikimi i Wikileaks, Bild hedh poshtë akuzat për shqiptarët Empty Publikimi i Wikileaks, Bild hedh poshtë akuzat për shqiptarët

Sun 4 Mar 2012 - 18:38
Publikimi i Wikileaks, Bild hedh poshtë akuzat për shqiptarët 29852_2SUEDI- Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, i ka cilësuar spekulime dhe gënjeshtra publikimet e fundit të Wikileaks, ku citohej se ky i fundit urrente shqiptarët dhe kroatët.

Gazeta e njohur suedeze “Expressen” dhe televizioni suedez SVT kanë dhënë lajme ekskluzive, duke u bazuar në të dhënat e Ëikileaks, i cili ka vendosur t’i publikojë disa e-mail të ministrit të jashtëm suedez, Carl Bildt.

Sipas Wikileaks, Bildt qenka i preferuari i SHBA-ve, por edhe se diplomati suedez “i urren kroatët dhe shqiptarët”.

“Mes ambicieve për ta kthyer Suedinë në një ‘fuqi botërore’, ai ka shprehur mos pëlqimin për kryeministrin rus, Vladimir Putin dhe gjatë punës së tij në Ballkan, ka ardhur në përfundimin se ai ‘nuk i pëlqen shqiptarët dhe kroatët’, shkruante Wiklieaks.

Sipas agjencisë Presheva Jonë, Bild citohet të këtë thënë se, pulikimet e Wikileaks janë thashetheme.

"Për atë nëse i dua apo jo shqiptarët flet puna dhe angazhimi im në rajon. Prandaj, nuk dua të merrem me këto spekulime, pas të cilave qëndron Wikileaks i Assange, që i prinë një fushate ndërkombëtare për diskreditimin jo vetëm të emrit tim por edhe kundër Suedisë”.
(ma.ar/BalkanWeb)
Publikimi i Wikileaks, Bild hedh poshtë akuzat për shqiptarët Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi