Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

'Shpërthen' Topi: Berisha, komunisti që gënjen prej 22 vitesh Empty 'Shpërthen' Topi: Berisha, komunisti që gënjen prej 22 vitesh

Tue 6 Mar 2012 - 15:23
'Shpërthen' Topi: Berisha, komunisti që gënjen prej 22 vitesh Spacer
'Shpërthen' Topi: Berisha, komunisti që gënjen prej 22 vitesh 49482_12KUKËS- Presidenti i vendit Bamir Topi shpërthen në deklarata dha akuza, duke iu përgjigjur publikisht sulmeve të kryeministrit Berisha, të bëra ditët e fundit dhe përplasjes mes dy institucioneve, të nisur në përvjetorin e 568 të Besëlidhjes së Lezhës dhe në përvjetorin e 61 të pushkatimit të 22 intelektualëve në vitin 1951

Kreu i Shtetit iu është përgjigjur publikisht akuzave të bëra në adresë së tij nga kryeministri Berisha ditën e hënë në përvjetorin e 61 të pushkatimit të 22 intelektualëve në vitin 1951, ku shefi i qeverisë deklaroi se kreu i shtetit nuk firmosi ligjin e Lustracionit, me qëllim që të mos dënonte hanxharët e diktaturës.

“Kjo është një temë, besoj, e konsumuar prej kohësh. Unë, natyrisht që jam në dijeni të deklaratave dhe të një inkursioni të organizuar. Sërish, duke dalë mjaft njerëz e duke akuzuar, unë kam ruajtur një profil shumë institucional, nuk jam marrë me ta, por duke dalë Kryeministri, sigurisht një përgjigje për të e kam. Për ta parë çështjen e ligjit në fjalë: Ky është një ligj, që është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Është një ligj, që mori një kontestim të ashpër, do të thoja, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Përsa i përket moralit të ligjit, unë kam firmën time në vitin 2006 së bashku me zotin Majko, në një projektligj që asnjëherë nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kësaj dite, ai ligj meriton që të miratohet dhe jo të deformohet për t’u bërë antikushtetues",- iu përgjigj presidenti Topi interesit të gazetarëve pas pjesëmarrjes së tij në aktivitetin përkujtimor me rastin e 100-vjetorit të themelimit të shkollës “Lidhja e Prizrenit” të fshatit Kolesian në krahinën Lumë të Kukësit.

Presidenti Topi i kërkoi kryeministrit Berisha të japë llogari për foton e qarkulluar në media, ku krah tij shfaqen anëtarë të byrosë politike, ndërkohë shkoi më tej duke e akuzuar si mashtrues që u premton shqiptarëve se do u kthejë pronat dhe sipas Topit nuk e bën, ashtu sic vepron edhe me ish-të përndjekurit.

“Pastaj ka diçka tjetër që ka të bëjë me moralin. Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës dhe është gati-gati ironike dhe një hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve, aty ku çertifikohen ligjet edhe për të përndjekurit, është pasardhësi i një personazhi të nomenklaturës së lartë të kohës së diktaturës. Pra, ky personazh, ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do t’u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta realizuar. Pikërisht ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005, për të cilin ne kemi bërë një luftë që ka qenë shumë parimore dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën",- nenvizoi presidenti.

Topi duke e etiketuar komunist që prej vitit 1969 i kërkoi Berishës hapjen e dosjeve të sigurimit, pasi sipas tij shqiptarët do habiten me atë c'ka do zbulohet.

"Pra, kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëhere thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe njëherë, për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurtë se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë”,- përfundoi fjalën e tij presidenti Topi.

PERPLASJA
Një sërë akuzash dhe pretendimesh dolën pas mungesës së kreut të shtetit në përvjetoin e 568 të Besëlidhjes, ku ky i fundit nuk mori pjesë. Topi deklaroi menjëherë pas incidentin se ishte iftuar por, që i ishte mohuar fjala ndaj kishte preferuar të mos ishte prezent. Protokolli i Shteti u distancua duke deklaruar se ftesat ishin hartuar nga organizatorët, ndërkohë që Bashkia Lezhë theksoi se Topi ishte ftuar.

Nga ana tjetër kryeministri Berisha në përvjetorin e 61 të pushkatimit të 22 intelektualëve në vitin 1951, akuzoi Presidentin Bamir Topi se nuk firmosi qëllimisht Ligjin e Lustracionit ndërsa solli në vëmendje përvjetorin e Besëlidhjes shqiptare, ku sipas tij Presidenti ishte i ftuar, por nuk erdhi.
(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi