Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Skandali, Sarkozy mori 60 mln euro nga Gaddafi Empty Skandali, Sarkozy mori 60 mln euro nga Gaddafi

Mon 12 Mar 2012 - 22:45
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, mori 60 milionë euro nga koloneli Gaddafi, për t’i përdorur gjatë fushatës zgjedhore kur fitoi mandatin në krye të “Elysse”, në vitin 2007.

Prova të reja të bëra publike në Paris tregojnë se ish-diktatori libian, i vrarë nga rebelët e mbështetur nga perëndimi në tetor 2011, ishte një prej financuesve kryesorë të atij që u shndërrua në një prej kritikëve më të vendosur të regjimit të tij në Libi, gjatë trazirave të vitit të shkuar.

Një dokument shtetëror, i publikuar nga “Mediapart”, një faqe e respektuar e gazetarisë investigative në Francë, flet për vizita të shumta të Sarkozy dhe stafit të tij në Libi, me qëllim gjendjen e fondeve për fushatën.

Një prej dokumenteve të publikuar, nën inicialet NS (Nicolas Sarkozy) dhe me datën 6 tetor 2005, i referohet qartësisht Gaddafit, kur shkruan se “me ndihmën e dhënë prej kolonelit zgjidhim tërësisht nevojat tona financiare për fushatën”.

Në atë kohë, Sarkozy ishte një Ministër i Brendshëm gjithmonë e më popullor, për fushatën e tij të vendosur kundër emigrantëve të jashtëligjshëm.

Nëse ato që publikohen në këtë dokument janë të vërteta, atëherë Sarkozy duhet të përgjigjet për shkeljen flagrante të ligjeve mbi financimet e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Sipas “Mediapart”, shuma prej mbi 60 milionë eurosh u riciklua nëpërmjet llogarive bankare në Panama dhe Zvicër.

Publikimi i faqes së specializuar në gazetarinë hetimore vjen pasi djali i Gaddafit, Saif-al Islam Gaddafi, i mbajtur në pritje të një procesi gjyqësor në Libi, lëshoi akuza të rënda ndaj Sarkozy, duke zbuluar në të njëjtën kohë detaje të financimit të fushatës së tij të parë zgjedhore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi