Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Venizelos pasardhësi i Papandreut Empty Venizelos pasardhësi i Papandreut

Tue 13 Mar 2012 - 10:07
- Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos do të jetë kandidati i vetëm në zgjedhjet për pasardhësin e PASOK-ut, partia socialiste e udhëhequr deri dje nga Jorgos Papandreu, transmeton TCH.

Për lidershipin e kësaj partie, që iu dësh të përballej me krizën më të rëndë ekonomike, u vendos për një kandidat të vetëm nga Këshilli Kombëtar i saj.

Jorgo Papandreu njoftoi të shtunën dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të socialistëve grekë.

“Mendoj se për mua ka ardhur momenti të vazhdoj betejën time në një post tjetër”, deklaroi Papandreu, që në muajin nëntor të vitit të kaluar dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Pas kësaj dorëheqjeje, PASOK do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri dhe ristrukturimin e partisë në kohë për t’u përballur me zgjedhjet e muajit prill.

Grekët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re në një kohë kur sondazhet flasin për një mbështetje minimale ndaj PASOK dhe Demokracisë së Re.

Nga këto zgjedhje pritet të përfitojnë vetëm forcat ekstremiste, të djathta e të majta, që mund të rrisin peshën e tyre në elektorat.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi