Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Steve Forbes: Greqia të marrë shembull nga Shqipëria e Bullgaria Empty Steve Forbes: Greqia të marrë shembull nga Shqipëria e Bullgaria

Sat 17 Mar 2012 - 13:18
Athinë, 15 mars 2012, NOA - Steve Forbes, botuesi i revistës “Forbes” i
sugjeron Greqisë të ndjekë shembullin e Shqipërisë dhe Bullgarisë, të
cilat arritën t’i mbijetojnë presioneve të krizës falë taksës së
sheshtë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sipas Forbes, aplikimi i kësaj takse është mënyra më e mirë për të vjelë
të ardhura nga bizneset, të cilat ndodhen në vështirësi.

I pyetur lidhur me politikat fiskale që po ndjek qeveria greke, Forbes u shpreh se masat e marra nuk kanë rezultuar produktive.

“Jo vetëm grekëve, po as shqiptarëve e as bullgarëve nuk u pëlqen të
paguajnë taksa. E megjithatë qeveritë e këtyre vendeve aplikuan taksën e
sheshtë prej 10 %, çka rezultoi një masë efikase për mbledhjen e të
ardhurave dhe zhvillimin e ekonomisë”, deklaroi Forbes. Forbes nënvizoi
po ashtu se në Greqi nuk janë inkurajuar politika zhvillimore, ndaj dhe
ekonomia greke sipas tij po shkon drejt falimentimit.

Sipas tij Bashkimi Europian po ndjek një taktikë të gabuar, sa i përket
zgjidhjes së krizës greke, duke lejuar rivlerësimin jovullnetar të
borxheve si dhe duke u treguar indiferente ndaj politikave nxitëse për
zhvillimin e ekonomisë.

Steve Forbes paralajmëron se kriza do të vijojë të ketë pasojë të rënda
jo vetëm për Greqinë, por edhe për vende të tjera si Spanja e Italia,
nëse nuk do të kryhen reforma transformuese.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi