Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 12:39
First topic message reminder :

Redaktor: Dëfrim Cani

Recensent: Dibran Fylli

Recensent: Shpëtim Golemi

Kopertina: Xhevdet Xhafa













Tirazhi: 1000 copë









Shtypi:



NGLB “Kosova” Prizren

feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:02
VLLAZËN TË NJË GJAKU



(Dëshmorëve të Lirisë, TONI – Mici, Rahovec)



Që të dy trima

U shëndruan në jëhonë

Së bashku luftuan

Për ?* të Kosovës sonë.





Toni dhe Mici

Ranë për ?*

Historia e tyre

Do jehojë ndër shekuj

Do flasi ndër brezëri.







Prizren, 12 Nëntor 1999
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:02
HERO PËR PAVARSI



Jeta është e bukur

Ne se kemi jetuar

Kur vdekjen pranë kemi

Kërkojmë jetën ta jetojmë

Përsë gjalli vdekjen jetojmë

Për së vdekuti lirin ëndërrojmë

Frika ka hyrë në palcë

kërkojmë strehim

E, njëherë ushtarë vullnetarë

për çlirim . . .







Nënat qajnë me zemër

Se me lotë s’guxojnë

Të vdiq biri loke

E dha jetën për ?*

Por ai mbeti hero

I Kosovës për Pavarësi!





28.04.1999
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:03
KUSHTUAR GRYKËS SË LLAPUSHNIKUT



Më 25 Korrik

Po vinë tanket për Llapushnik

Vinë kolonat pa ndërpre

Mendojnë me zhduk

çdo gjë mbi dhe

UÇK – ja e fortë si guri

Luftojnë trimat si Bajram Curri.



Në Llapushnik të Drenicës

Luftojnë mbesat e Azem Galicës

Në këto male me këta gurë

Lufton Luljeta bashkë me burrë

Në Llapushnik kërcet pushka

Bini djema si Shaban Polluzha.





Ai Xhevat Thaçi prej Llapushnikut

Është përball tankut armikut

Ai Xhevati djalë i ri

Fortë luftoj për këtë ?*

Nga trojet dardane me zbu armikun e zi.





Komandant Çeliku u çue n’kambë,

Një lajm të hidhur me na e dhanë

Duke luftuar në Rahovec me trimini

Sadik Shala na ka mbet për ?*.





Çou Vogëlush e pregatitna

dy kurora . . .

Vogëlushi me lot në sy

Çelikut ju ka përgjigj:



“Jo dy por dhjetë

o Komandant . . .

Se me armikun që kem

përballë . . .

Na pret i njëjti fat”.



Në këtë grykë në lagje të Sopit

U vra Ymer Alushani në gryk të topit

Këngë trimnie duhet këndue

Shokët tanë për më kujtu

Për jetë mos me i harru.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:03
LULE E FRESKËT

Dëshmorit të lirisë Milaim Krasniqi F.Sh.Pastasel



Ishe si lule

e freskët

Armën në dorë

ku e more

Prindërve ju le

amanet

Hallall jetën

nëse plumbi më vret.



Por në betejë

përballë armikut

Një plumb tinëz

në zemër të ra





Nga gjaku yt i kuq

Në tokën e Kosovës

E lirë një lulkuqe u rrit.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:04
KOHËRAT E NGADALËSUARA



Gjithmonë vonesë ka,

Sepse njerëzit e tradhëtojnë njëri – tjetrin,

Se në Botë vdesin,

vriten

e dhunohen njerëzit.





Këto vonesa janë, . . .

Ne Shqiptarët

Në këtë fund – Shekulli

Vonesën e pamë . . .
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:05


Pjesa e tretë





VAJI I ZEMRËS


feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:06
KOHËRAT E NGADALËSUARA



Gjithmonë vonesë ka,

Sepse njerëzit e tradhëtojnë njëri – tjetrin,

Se në Botë vdesin,

vriten

e dhunohen njerëzit.





Këto vonesa janë, . . .

Ne Shqiptarët

Në këtë fund – Shekulli

Vonesën e pamë . . .
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:07
FJALA



Fjala asht univers,

Mbi ta,

bota ngrihet kështjellë

e prej saj bie si kështjellë prej rëre.





Fjala,

E para ishte fjala,

Dashuria asht tjetër,

Ajo ec, ik, vjen,

Gjithë jetën kështu

Dashuria asht e verbër!
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:07
ÇAST



Drita vegoi,

qielli me yje u mbush pastaj

Sytë,

Tek njëri – tjetri u panë,

Ne, . . .

u gjendëm bashkë,

. . .



Në këtë çast,

asnjë nuk kishte faj.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:08
ARRATI



Kur gaz ka në zemër,

Arratia e bukur

lind në )*( ,

Ndodh ky eklips,

Sa dhe natës i ban dritë.





Është errësira

pa asht dhe drita, . . .





Kur ka gaz në zemër

Minut pas minute

ditë pas dite

Ka meteorë

në çdo galaktikë, . . .
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:08
VAJI I ZEMRËS





Teksa plaga ime pa rreshtur rritet

Ma e madhe n’shpirt bahet tuj qa,

Në kujtim të varreve mbulohen vitet,

E toka pamjen e ndërron pa pra.





Krejt rrejshëm si përkdheli

Mashtrimi zdrigjet, pa komb, pa fe,

Në anë të burimit, ujë me pi,

Dashuria m’dogji edhe ma për be.





DUA TË IK



Dëshirë për të ikur

kam këto çaste,

Pse? –

. . . dhe për ku nuk e di?

Veç prej njerëzve që zvarriten

Dua të ik,

Që të prangojnë e të lënë pa ?*.

Do të ik . . .!
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:09
ZEMRA



Zemra asht fjalë

Që rend nëpër buzët tona,

si një fëmijë

Ai rritet e mençurohet

nga dita në ditë.





Zemra asht port,

Asht livadhore e pyllnajë,

Ku kullotin luanë e sorkadhe,



pastaj bahet Bibël, Kuran,

asht Manastir e Qabe,

është një faqe e Teuratit,





zemra asht labirinth,

e mbushur me njerëz anë e mbanë
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:10
METAMORFOZË





Në jetën tonë

Ka vend për të shkelur

në qiell e në tokë,

Ka çaste për të qenë

lule,

shkëmb,

guralec në rrugë,

dhe për t’u shkelur me këmbë.

















NDODH, . . .



Njeriu çdo herë,

Diçka don të jetë

Që në këtë botë të ekzistojë,

Gjithçka i duhet të jetë,

Në mundet, a s’mundet

të flasë.

Me sy,

me buzëqeshje,

me lot

dhe me gojë.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:10
SYTË DHE JETA







Sytë dhe jeta,

Binjakë në dritë,

Dhe heshtja, . . .

duel me ta shpall vetmia.





Kjo luftë,

e shpallur mbeti çdo ditë.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:11
BESON SI VESA, SI LULJA





Beson si gjethja që,

veç din të çelë,

si vesa,

si lulja.





Dashuria,

çel e hedh lastarë.







KUSH JE TI?

Gosti e hidhur,

Dyfish zjarrin ja vë vdekjes

E pankartat ku mendimet

skicojnë vetveten

Mbi tavolinë rrijnë.







Ky çast sa një mot a një shekull,

N’a thinj flokët e na plak,

Sa të nesërmen e përjetojmë

Si një frymëmarrje e munguar.





Janë mbyllur udhët tona

Ku vinim të lehtë e me nguti,

Kur iknim të ngarkuar me emocionet rëndë

Ku e nesërmja shpejtonte me vrap

në sythe të reja nxënë.





Është sit rung lisi e si bisk luleje

e sotmja, e nesërmja, me unë dhe me ti

Qoftë në urrejtje

Qoftë në dashuri, . . .





Oh!

Udha jonë e lirë është,

Por, e nxënë gjithësesi

Sa më duhet çdo çast të pyes

- Kush je ti? -
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:11
KARAFILI



Karafili

lule, . . .

Pas e ndjek një fjalë

një idil,

një simbol

Që heshtjen e shndërron

në pritje

në dashuri.



Karafili, . . .

Një dritare

Ku me lumturinë

drejt meje hyre dhe ti.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:12
DASHURIA



Dashuria.

Me gjithë tramvajet e Botës shëtit.



Ikën,

vjen,

plaket,

rinohet,

varroset,

zhvarroset,

tradhëtohet

e besatohet.



Në të gjitha stacionet.



Aty ku rrin ajo

drita ndizet,

pa kaluar mbi tela

e as në gjeneratorë.



Ajo është vetë drita

Është ece – jake e përjetshme

METEOR.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:12
PËRSE?



Përse kështu,

Jeta,

Njerëzit

Ditët

dhe epokat

vazhdojnë të ngrihen me pa – drejtësi.







Sa ne njerëzit

vazhdojmë të vuajmë

e të shndërrohemi në pa – kuptim

Përse?

I kam pyetur të gjithë,

E tani pyes shpirtin tim!
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:13
DITË – NETË DHIMBJESH



Në ditët me qiell

në ditët me shi

Në ditët me hënë,

në netët me yj,

ne ecim.







Prap loti e “çan” beben e syrit

faqen e bëri brazdë

Gjoksin kallkan,

e gjumin zhur,

me çurgën e shiut u bashkua, . . .



Ç’dhimbje

Shiu rëndë po e shkel sot tokën

E loti rëndë sot

Po më shkel mua.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:13
DHE JU ME MUA



Hënë,

Yje,

- Vezulloi! –

e qiellin sonte

kthejeni në dritë dhe në agim, . . .



Ju bëj dëshmitë e mia të dëshiruara

Në këtë natën time me gëzim.









KUR DHE KUSH!?

Paradoksin e kësaj bote,

A guxon kush me e shpjegue

Se sorrat gëzojnë lirinë e plotë

Bylbylat rrijnë të prangue!
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:14
DHIMBJA



Që nga e qara

e parë,

Nëpër gjithë vrapin

e viteve,

Deri në vdekje, . . .



- Jeta është dhimbje! –

















































































UNË NJË FJALË FOLA



Për dashurinë

Qajnë e këndojne

dhe bilbilat

Veç të dashuruarit

Atë gjuhë e dijnë.





Gjuhën e bilbilave

E kam mesuar,

kur në dashurinë time

hyri trishtimi,

hyri largësia,

hyri kjo dhimbje.



Ah!



Këndon tani bilbili,

Se unë një fjalë fola

S’i bëra dot dy

Në çaste vetmie

Më kishe ikur ti.



Këndon bilbili,

e unë gjuhën e tij e di, . . .
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:14
Pjesa e katërt



MALLI IM
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:15
Pjesa e katërt



MALLI IM





Jetë,mërzi

Heshtje, xhelozi

Buzëqeshje, harmoni.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:15
VETË – DIALOGË



Se çdo ditë ne: -

Duam,

Ndjejmë,

Jetojmë, . . .

Mbetemi me thikë të ngulur në )*(,

zemër e lënduar.





Sytë mbushur sa një det

Cip më cipë me lotë

që nuk pikojnë dot

Thellë në burg fjalët e lëna

të pa – thëna,

Trazuar në të gjithë ndjenjat, . . .



Çdo ditë duam,

ndjejmë

jetojmë

çdo ditë në vetë – dialogë, . . .
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:16
MALLI IM



Gjithë jetën duke dashur,

e ashtu përsëri,

Riti jonë prometeik

për të jetuar, . . .



Të desha,

por prap të dua,

sikur rrokopujë, tërmet

të prishej jeta,

Gërmadhash do të ngrihej

MALLI im,

Me flakët e tij të nxehta

Nga nata në agim!







ILUZIONI NË MES



Ata,

Të gjithë

dhe unë, dhe ti

Asaj që i thërrasim jetë, . . .

E jetojmë mes dhimbjes dhe vdekjes.

. . . që do me thanë:

- Jetojmë mes iluzioneve të jetës

TË GJITHË.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:16
Ç’DO TË THOTË BESNIKËRI!?



Fjalë e dhanë,

quhet besnikëri

pa me e ba,

Trupin nuk e tret as dheu i zi





Se: -

Besniknia don me thanë

Si me folun me u veprue,

Mish’ e )*( lëmosh’ me dhanë,

Për at’ fjalë që t’kesh caktue . . .





Besa asht det,

mal,

shkamb

e qiell.

Të jesh pa besë

Asht sikur të mbetesh pa diell.





A TI . . . . - ? !



I pashë sytë e tu

e prap do t’i shoh

Në thënç ti po

në thënç dhe jo . . .



Unë do të them: -

- I shoh se i njoh ! – SYTË E TU.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:17
PËRBALLË NATYRËS



Fund vere,

Fillim vjeshte,

Fryn erë

e petale lulesh bien në heshtje, . . .





Era me gjethet

bën zhurmë,



ndoshta këtë çast,

“lyp” psherëtimë,

për t’i kujtuar njeriut DASHURINË.









DËSHIRË E DRITËS

Është natë e errët

e pisët,

e zezë pus, . . .

Pa durim ka zemra ime

Që prap nesër dritën,

qielli ta ndezë.

Çuditërisht këtë natë e lus!
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:17
MËNGJES



Mëngjes,

Ka ngrirë vesa mbi petale

Akullnajë ka mbetur

dhe shpirti im,

Përse këtë trishtim na “fale”

Zoti Ynë i Madh,

- që në agim ? –

















PA TY



Pa ty,

S’ka trëndafila të kuq

që do t’i adhuroja unë,

S’ka zambakë, që në dimër

do të çelin përsëri,

Dielli do të ishte s’di se si

Yjet pa ty s’mund t’i zbukurojë hëna





Deti veç të mbyt

Pa Ty.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:18
NDARJA



Minutat përcjellin njëri – tjetrin

me bërryla,

E ne presim, . . .

Pak ishim bashkë,

Gëzimi ishte pak çaste,

Pak,

Duart ngrihen dhe përshëndesin.



Zemra,



ndjen ndarje dhe arrati,

qan me rrahjet e veta

e ndjen vetmi.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:18
TI



Shikimi yt’

Më sëmbon, më turbullon,

e unë humbas aty,

zëri yt më bën të hesht

dhe më shtërngon, . . .





Gjithmonë kështu

zemra dridhet,

rreh fort, . . .

Ajo nuk gabon kur dashuron.











NJË MBRËMJE



Në mbrëmje u njohëm,

Kur çdo minut a sekondë

e asaj K**V të jetës sonë

hynte si ngjarje,

si rastësi, . . .



Por ndodhi

Që hapur i kishte lënë

portat e eterit,

Ajo që i thirret : - DASHURI !-
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:18
NATË ME YJ . . .



Nata me qiellin dhe yjet

Pikojnë ikje e arrati

në ëndërra,

në vetmi,

në mërzi,



Unë në heshtje

Mbledh dhimbjet,

Shpalos kujtimet,

“Prishi” e “ndërtoj” jetën,

Nën natën me yj. . .
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:19
MOS MU FHSEH !?



Njerëzit ikin dhe vijnë si era,

Udhët papritur kthehen

në fusha të bardha,

e heshtja fillon të flasë.



Sot, kështu të kërkoj Ty,

si peng,

si pritje,

si dashuri,

si xhelozi, . . .



Grindem me veten,

E inat me të kam,

Si ndodhi kur t’i ike

- ne bashkë nuk u ndamë! –





Ke ikur si era? –

Ku ta di unë,

. . . mos ndofta je diku këtu rreth?

Eja !!!

Të lutem mos m’u fsheh!
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:19
ÇDO DITË



Çdo ditë,

Jeta – jeton nga pak vetveten,

Sytë,

Zemra,

Po aty janë, . . .

Me dhimbjen

Me fjalën e pushtuar

E të pa – thënë

Me vuajtjen - ëndërr –





Dhe atë që e prek çdo ditë: - ZGJËNDËRR

Çdo ditë jeta dhe unë

Jetojmë vetveten.
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:19
NGA PAS



Ne jemi, . . .

. . . Një lule e çelur

Dhe e vyshkur bashkë.





Çdo herë jemi kështu,

Sepse: -

Kur për ditët

që kemi përpara,

Duhet të shohim

dhe nga pas, . . .





Ne jemi,

Një lule e çelur

dhe e vyshkur bashkë . . .
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:20
XHELOZIA





Tek duart e shtërnguara,

të të tjerëve

Tek pritja dhe përcjellja

nëpër mbrëmje

Tek telefonatat e vona

pa përgjigje

Tek vonesat në ardhje

e parakohët në ikje, . . .



çdo herë kështu: -

Sepse unë të kujtoj Ty,

ç’të jetë: -



MALL,

PRITJE,

BASHKIM,

NDARJE apo XHELOZI!?
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:20
NUK E DI





Veç duke pritur

vetëm duke medituar,

çdo minut,

çdo ditë,

çdo mot,



Zemra nuk hesht

Pa pushuar

Veç “vrapon” me këtë trok.





Nuk e di, . . . veç,

duke pritur

Në çdo ditë e në çdo mot.







MEDITIM



Sytë flasin

me zemër

Jeta vazhdon

në heshtje

Mërzia e sjell

vetmin

Dashuria . . .

Xhelozin!
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:21
NGA PAS



Ne jemi, . . .

. . . Një lule e çelur

Dhe e vyshkur bashkë.





Çdo herë jemi kështu,

Sepse: -

Kur për ditët

që kemi përpara,

Duhet të shohim

dhe nga pas, . . .





Ne jemi,

Një lule e çelur

dhe e vyshkur bashkë . . .
feneri
feneri
Komplet
Komplet
<b>Postime</b> Postime : 201
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/01/2010

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Sun 11 Apr 2010 - 13:22
Vajza që kapërceu ylberin



Nga mitologjia popullore dimë se kush dëshiron të ndërrojë gjininë e tij, duhet ta kapërcejë ylberin, i cili është një hark koncentrik shumëngjyrësh e që shfaqet për një periudhë kohore jo të gjatë, në kohën kur rrezet e diellit bien e thyhen mbi pikat e shiut dhe, që vihet re kur ne e kemi diellin përballë. Pra, ylberi shfaqet për një kohë të kufizuar, është shumë i lartë dhe duhet ta kesh diellin përballë. Si rrjedhojë, del se është e pamundur të kapërcehet ai, nga njerëzit e zakonshëm. Mirëpo dëshira për të ndërruar gjininë zakonisht është tek vajzat, pasi ato si gjini delikate, shpesh kur bien në vështirësi thonë:”Ah, sikur të isha djalë”. Me një fjalë, ylberin duhet ta kapërcejnë vajzat. Populli, si artisti më i madh që është, e çon vajzën që dëshiron të bëhet djalë, të kapërcejë ylberin, duke e çuar bukurinë te bukuria, pasi ylberi ka shtte bukuria, pasi ain Dashuria . nw heshtje?atë ngjyra të kombinuara bukur. Pra, vetëm bukuria mund ta kapërcejë bukurinë.

Si kundër thamë edhe më lart, që të kapërcesh ylberin duhet të jesh vajzë e jashtëzakonshme, gjë që nuk ndodh kurrë ose ndodh një herë në një milion vjet. Rasti e deshi, që një vajzë shqiptare të realizojë këtë mit. Fati e deshi që ajo vajzë të jetë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo ka një emër, ka një baba, një nënë dhe një vëlla. Dhe ne, kur e mësuam, morëm lapin dhe vendosëm që t’ia bëjmë të njohur jo vetëm opinionit në Kosovë, por edhe më gjërë. Duke qenë një rast i rrallë, është e nevojshme që të zbardhet, që nesër kur të shkruhet istoria e UÇK – së dhe ajo të jetë e plotë, e saktë dhe mahnitëse, është më se e domosdoshme që të pasqyrohen edhe veprimet e individëve të veçantë, me qëllim që brezat të gjykojnë më mirë, e historia të jetë sa më interesante. Pyesim: Çka e detyroi këtë vajzë të kapërcente ylberin? Duke qenë se ajo u rreshtua në rradhët e UÇK – së, përgjigja është shumë e thjeshtë: dashuria për Kosovën. Por, duke qenë se ajo erdhi nga Tirana, atëherë mund të themi se atë e imponi dashuria për Kombin. Dhe kjo është bindëse, pasi vetëm dashuria për Kombin i afron njeriut qasje më të drejpërdrejta ndaj vlerave më të larta se çdo dashuri tjetër njerëzore, pasi kjo lloj dashurie nuk e detyron njeriun të zgjedhë rrugë të tërthorta, sikundër të afrojnë dashuritë e tjera, por zgjedh rrugët më të vështira. Dhe më vështirë se të kapërcesh ylberin, kur ai shfaqet mbi maja malesh e shkrepash, nuk mund të ketë. Dashuria për Kombin e detyroi këtë vajzë me dy fakultete (letërsi dhe gazetari), të lërë, punën e mësueses dhe të gazetares, në atdheun amë, e të kapërcejë ylberin, e të rreshtohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Duke qenë e pajisur me imagjinatë,

e parashikoi se çka do të ndodhte në Kosovë



Kjo vajzë, duke qenë e pajisur me vlera të larta, të cilat qëndrojnë më lart se vlerat morale, themi pa frikë se ajo është e pajisur me vlera mbimorale. Dhe kjo është e qartë, pasi në vlerat morale hyn dashuria për njeriun, ndërsa kjo vajzë, përderisa u detyrua të kapërcente ylberin, duke u nisur nga dashuria për kombin, është e pajisur me vlera qiellore.

Para se të nisej për në Kosovë, ajo vajzë pati botuar librin me poezi lirike “Ëndrra lozonjare”. Pra, kemi të bëjmë me një poete. Dhe duke qenë poete, ajo është plot temperament dhe entuziazëm. Dashuria për Kombin dhe entuziazmi, duke u bashkuar së bashku i dhanë forcë dhe kapërceu ylberin. Në ditët e para të muajit maj, 1998, shndërrohet në djalë dhe vjen e lufton në Junik, së bashku me Bedri Shalën, Bekim Berishën (Abenë) e me Hajdin Balaj (Boksieri). Strehimi i këtyre dhe i shokëve të tyre ilegalë në shtëpinë e Bujar Maleçkës, qysh prej vitit 1993, kësaj poeteshe, Rajmonda Maleçka, i nxitën vlerat e larta qiellore të dashurisë për Kombin dhe, sikundër thotë edhe në vargjet e saj:



“Në ditët e lirisë na thiri gjaku,

Na thirri respekti për lirinë,

Të gjithëve ne që e duam çmendurisht,

Kombin”



Poezia është shprehje e imagjinatës, kur në rastin tonë kemi të bëjmë me imagjinatë të përzier me realitet. Me anë të poezisë njeriu frymëzohet me bëma të larta atdhetare. Dimë se poeti tregon se si mund të ngjasë. Ajo, duke qenë e pajisur me imagjinatë, e parashikoi se si mund të ndodhte në Kosovë. Dhe kur u bë realitet, erdhi dhe iu bashkëngjit UÇK – së, e veshur si djalë dhe e qethur si djalë, e i tha babit:



“Dua armë e municion se do shkoj,

E urrej dhe unë armikun do luftoj,

Se jam vajzë shqiptare, vajzë mali,

E kam zemrën e kam forcën si të djalit”



Dhe babai i saj nuk mund ta pengonte. “Ai, tregon Rajmonda, më tha: Ti e ke vendosur Shko! Por ruaje veten. Nuk dua të të pengoj në rrugën tënde. Zoti të priftë mbarë. Kështu, Rajmonda, në pamje një vajzë trupvogël, deri atëherë pa ndonjë aktivitet të jashtëzakonshëm që ta dallonte nga shoqet e saj, të cilat ndoshta nuk e dinin se ç’ka bëhej në Kosovë, u vesh ushtare dhe u nis për të kapërcyer ylberin.



Zbriti në Junik, në Maj, 1998, tek shtëpia e mësuesit Abdyl Gjocaj. Qysh të nesërmen, vajza – djalë, me pseudonimin “Sherri”, ishte djalë, me përjashtim të tre personale që e dinin të vërtetën, Abesë, Bedri Shalës dhe mësuesit Abdyl, i cili e pat dalluar qysh në bisedën e parë dhe e pat bërë vajzë të tij. Rajmonda luftoi së bashku me batalionin deri në ditën e fundit të luftimeve në Junik. Gjatë gjithë kësaj kohe niste shkrime dorazi nga fronti dhe botonte në gazetën “Kushtrimi”, në Tiranë. Atë gazetë e nxirrte babai i saj, Bujari dhe e shpërndante falas. Me qëllim që populli të informohej për luftën që po zhvillonte rinia kosovare, kur në mesin e saj kishte shkuar edhe Rajmonda.



“ Heroizmi, sakrificat, durimi

dhe lufta e rinisë kosovare e

frymëzuan Rajmondën,

i ngacmuan asaj muzën poetike.”



“ Dita kur m’u vranë dy shokët e mi më të ngushtë, të cilët i kam dashur si vëllezër, e ata më kanë respektuar si motër, ka qenë e do të mbetet dita më e dhimbshme në jetën time” – shprehet me lot në sy Rajmonda. Në fillim na u vra Bedria. Ai na thoshte se nuk do të rri pa marrë një tank të serbëve me të cilin do shkojë në Drenicë, sepse atje është i nevojshëm tanku. Ne nuk ia merrnim seriozisht këtë shprehje, por lufta tregoi se ai e kishte me plot bindje. Erdhi momenti kur ai desh ta bënte realitet ëndrrën e tij. Më 10 gusht 1998, tanket serbe mundën të depërtonin në lagjen Kalavaj të Junikut, ku luftonte Bedriu. Ai u hodh mbi tank, si dikur Vojo Kushi. Por nuk arriti ta realizonte qëllimin. Një tank tjetër e goditi me mitralozë dhe ai u rrëzua përtokë, i plagosur për vdekje. Abeja e kishte ndjekur me sy gjithë veprimin e Bedriut dhe me vrap shkoi në bazën e furnizimit, mori një “Zolë” dhe 4 granata kundër tanke dhe u hodh te pika ku luftonin gjakovarët. Përmet Vula, Elton Zherka dhe Tomorr e Stlian Buza. Pasi u ndeshën trimërisht dhe i thyen disa herë sulmet e tankeve, Abeja dhe Stiliani plagosen rëndë. Porsa i çuam në spital, Abeja vdes. Tre ditë më vonë u detyruam ta lëshonim Junikun,”- përfundon tregimin Rajmonda, duke u tërhequr thellë në )*(.



Heroizmi, sakrificat, durimi dhe lufta e rinisë kosovare e frymëzuan Rajmondën, i ngaxmuan asaj muzën poetike. Në pushimet e luftimeve ajo krijoi shumë poezi, të cilat i botoi në vëllimin e dytë të saj me poezi, me titull:”Tungjatjeta Kosovë!”

I gjithë vëllimi është me vjersha për luftën e UÇK – së. Zjarri i luftës e largoi poeteshën nga lirika e saj e dashur dhe e hodhi në krahët e poezisë patriotike, nga ku i shkëputën vargjet:

“Dardani e vjetër, oj Kosovë e re

Ke qenë shqiptare, shqiptare je

Dimër e verë, derisa të jetë jeta

Ke me u përshëndetun, Hej – Tungjatjeta”



Menjëherë pas lufte Rajmonda u angazhur në përkujdesjen e familjeve të dëshmorëve, në Zonën Operative të Pashtrikut apo siç thirret aktualisht Zona e Dytë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ku punon ende. Ajo shkon në çdo shtëpi dëshmori, cep më cep të Kosovës, prej Prizrenit në Mitrovicë, prej Peje në Gjilan. E papërtueshme, e palodhshme, me fjalën e saj të ëmbël e të bukur ajo mundohet t’ua zbusë sadopak dhembjen prindërve dhe të afërmëve të dëshmorëve. Për secilin dëshmorë, ajo mbanë shënime të hollësishme, të cilat i shoqëron edhe me poezi. Këto poezi, vërtetë janë për ngjarje të shkruara, por ato mbeten poetike, pasi përshkruajnë ngjarjen ashtu si do të ishte e mundshme a e ngjashme të ndoshte. Dëgjoj Rajmondën që më flet për dëshmorët, e ndërkohë shfletoj dorëshkrimet e poezive të reja, të cilat po i pregatit për të botuar vëllimin e tretë poetik. Ajo flet dhe mua më shkon ndërmend thënia e Aristotelit të lashtë: “Bota është plot çudira, por çudia më e madhe është njeriu”! U desh të njihesha me Rajmondën, vajzën trimëreshë prej Tirane, luftëtaren poeteshë të UÇK – së, që ta kuptoja thënien filozofike të Aristotelit, e cila më shtyri në mendime se si t’ia prezantoj botës shqiptare këtë vajzë të thjeshtë, por heroike, vajzën e parë dhe të vetme nga atdheu amë, që kaloj kufirin ilegalisht në kohë lufte, e veshur dhe e armatosur, si luftëtare, duke lënë rehatinë, familjen dhe punën intelektuale në kryeqytet dhe vendosi të japë maksimumin për Kombin e vet, duke mos kursyer as jetën e saj.

“Sherri” nuk le familje dëshmori pa ngushëlluar. Ndjenja e ngushëllimit është embrioni i dashurisë njerëzore. Ajo ndjenjë nuk të lejon të soditësh vuajtjet e të tjerëve. Zhvillimi i këtij embrioni të mirësisë i shtyn njerëzit të duan sinqerisht njëri – tjetrin. Ky embrion përbën virtytin kryesor të kësaj luftëtareje. Kjo vajzë me këtë virtyt qiellor, nuk vuan nga egoizmi, prandaj e ka bindur veten se nuk ndryshon nga njerëzit e tjerë, pavarësisht se ajo përbën një rast të rrallë. Parimi udhëheqës i saj është thjeshtësia. Ndoshta kjo është arsyeja pse ajo nuk ka rënë në sy të institucioneve të ndryshme dhe të mediave në Kosovë e në Shqipëri.

Rajmonda Bujar Maleçka do të mbetet në kujtesën e luftëtarëve të UÇK – së, si vajza që kapërceu ylberin qysh në muajt e parë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe, që vazhdon edhe mbas lufte, të mjekojë plagë e zemra të lënduara. Ajo është një yll i rrallë i vajzërisë shqipëtare. Duke qenë yll, ajo qëndron mbi ylberin, prandaj dhe ne e quajtëm: “Vajza që kapërceu ylberin”.



Marrë nga gazeta “Rilindja”



13 mars 2000
Sponsored content

RAJMONDA MALEÇKA - Faqe 2 Empty Re: RAJMONDA MALEÇKA

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi