Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rozana e fiksuar mbas meje! Rast për t’u studiuar nga psikologët Empty Rozana e fiksuar mbas meje! Rast për t’u studiuar nga psikologët

Mon 12 Apr 2010 - 1:32

Ndoshta ti nuk e di Elbino, por publiku shqiptar e ka parë edhe më herët Rozanën të flasë kundër meje në emisionin “Zonë e lirë” të Arjan Çanit, para disa vitesh ku ajo u shpreh se më kishte shumë inat pa dhënë qoftë edhe një arsye të vetme se pse ishte kështu.
Atëherë, Arjani, tek i cili kisha qënë e ftuar pak javë më herët se Rozana, ivuri përballë intervisten me pergjigjet e mia, të njëjtën intervistë që sapo i kishte drejtuar edhe asaj, dhe kur krahasoi pergjigjet e mia me të sajat, i tha: “Rovena është një vajzë e mençur , apo jo Rozana, e?
Elbino, a e di atë shprehjen se urrejtja është pasqyra e një dashurie të fshehur..:-)))))? Kjo vajzë me siguri ka rënë në dashuri me personin tim dhe në mënyrë speciale vdes pas “Me kapele karrocieri” .
I sugjeroj ta ndërrojë pak repertorin se unë kam edhe plot këngë të tjera…:_).Në çdo vend këndon këngët e mia, në çdo vend përmend emrin tim ose është xheloze kur të tjerët e perdorin atë. Ky, mendoj se është një rast i pastër obsesioni. Mendoj që është një rast per tu studiuar nga psikologët…_))))). Publiku e ka parë se ajo ka shkaktuar sherre të mëdha edhe në shtëpine “Vip” brenda pak ditësh edhe me Rezarta Shkurten, duke degraduar bisedën deri në banalizim fjalori.
Një miku im, fotograf i njohur, ishte habitur nga tiparet që mori fytyra e saj, dhe kohën jashtëzakonisht të gjatë që ajo harxhoi për t’i studiuar fotot e mia të realizuara së fundmi prej tij. Atëherë ai më tregoi shumë i habitur se “Ajo edhe të shante edhe të adhuronte”.
E mirë është qënia”, thoshte ajo. Të gjithë ne krijojmë përceptimin tonë individual për çdo artist të skenës, krijojmë familjaritetin tonë më te, antipatinë apo simpatinë. Edhe unë, ashtu sikurse i gjithë publiku e kam krijuar përceptimin tim për të. Rozana
Radi hyn tek ato vajza që përpiqen të bëjnë diçka në fushën e show biznesit dhe ti nuk gjen dot as edhe një emër apo epitet për to, nuk i quan dot as këngëtare, as aktore, as diçka tjetër, sepse ato janë në kërkim të vazhdueshëm të një identiteti artistik dhe hera herës u bashkohen emrave të njohur në mënyra të ndryshme. Herë duke shfrytëzuar skenën dhe herë prapaskenën për të bërë famë në kurriz të atyre që e kanë famën.
Këto vajza përpiqen e përpiqen duke fotografuar veten çdo javë në shoqërinë e meshkujve të ndryshëm ( “viktimave” të tyre) për të bërë ndonjë “skup” gazetaresk, si e si të futen edhe ato sadopak në “artin” kaq shumë të dëshiruar nga ato, madje edhe duke berë skandale morali. Dhe do ta mbyll me një shprehje popullore përgjigjen time “Dhelpra kur s’i kapi dot rrushtë’, tha se nuk bëjnë!”/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi