Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

UNMIK u nuk do t'i organizojë zgjedhjet serbe  Empty UNMIK u nuk do t'i organizojë zgjedhjet serbe

Fri 23 Mar 2012 - 19:25
UNMIK-u nuk mund të organizojë zgjedhjet lokale serbe në Kosovë. Kështu është përgjigjur shefi i UNMIK ut, Farid Zarif, ndaj kërkesës së Beogradit që UNMIK u të organizojë zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë.

Qeveria e Serbisë përmes një letre të dërguar më 21 mars nga ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq, drejtuar Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Farid Zarif, zyrtarisht i ka kërkuar UNMIK ut që në përputhje me rezolutën 12 44 t'i organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë.

Shefi i UNMIK ut, Farid Zarif ka përsëritur në letrën e tij përkushtimin e UNMIK ut për promovimin e plotë të qeverisjes lokale demokratike në Kosovë.

Më herët autoritetet e Kosovës i kishin bërë thirrje UNMIK ut që të mos bëhet palë në zgjedhjet serbe që rrezikojnë qëndrueshmërinë në Kosovë.

Kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe janë shprehur edhe diplomatët perëndimorë, të cilët i kanë bërë thirrje Serbisë që të sillet në pajtim me statusin e saj të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Express.mk
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi