Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Jahjaga, presidentja më e re në botë! Empty Jahjaga, presidentja më e re në botë!

Sun 25 Mar 2012 - 21:19
Huffington Post” e ka përmendur presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, si personalitet që ndryshon pikëpamjet botërore për femrën e besimit mysliman. Qysh prej fillimit të karrierës së saj si presidentja e parë femër e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është përmendur nga media të shumta botërore, si shembull i avancimit të gruas në nivelet më të mëdha vendimmarrëse të politikës.
Jahjaga përmendet në shkrim si gruaja më e re në postin e presidentes në botë.
“Kryeministrat e Bangladeshit (Sheikh Hasina Ëazed) dhe të Malit (Cisse Mariam Kaïdama Sidibe) janë gra myslimane. Njëjtë si ato, presidentja e tashme e Kosovës, Atifete Jahjaga, është gruaja më e re presidente në botë, si dhe presidentja e parë myslimane e shtetit të saj”, thuhet në shkrim.
Mediumi i njohur amerikan shkruan se përkundër përshtypjes që ekziston, gratë myslimane kanë shërbyer si lidere revolucionare dhe heroike.
“Që nga viti 1988, Bangladeshi, Indonezia, Mali, Pakistan, Kosova, Kirgistani, Senegali dhe Turqia janë udhëhequr, në një masë, nga gratë si kryetare apo kryeministre”, shton autorja Fazeela Siddiqui, menaxhere e Iniciativës së Grave Myslimane.
Për nder të Muajit të Historisë së Grave, autorja ka paraqitur listën e 10 grave myslimane, që nga shekulli i VII-të e deri në ditët e sotme, të cilat “duhet t’i njoh secili”.
“Disa nga këto gra kanë qenë të burgosura, të tallura dhe të kritikuara për aktivitetin e tyre. Por, forca dhe besimi i tyre ka mbijetuar gjithmonë”, shkruan Siddiqui.
Emri i presidentes Jahjaga nuk përmendet në listë, por si shembull në shkrim që përforcon dhe përmirëson imazhin e gruas myslimane në botë. Javë më parë, revistat Daily Beast dhe Neësëeek e kishin radhitur Jahjagën në mesin e 150 femrave më të guximshme të botës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi