Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Agim Çeku: Nuk ka ndryshim të kufijve në rajon Empty Agim Çeku: Nuk ka ndryshim të kufijve në rajon

Thu 29 Mar 2012 - 22:45
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku deklaroi sot në Shkup, në kuadër të punimeve të Konferencës së ministrave të Mbrojtjes të vendeve ‘SHBA-Karta e Adriatikut’, se nuk do të ketë kurrë ndryshim të kufijve, pasi arkitektura e Ballkanit është përmbyllur. Ai tha se hapja e Kutisë së Pandorës do të ishte hap prapa dhe i dëmshëm, sidomos në një kohë që duhet bërë progres në integrimin e vendeve drejt NATO-s dhe BE-së, familjeve të përbashkëta të bashkëpunimit rajonal. Zërat për ndryshim kufijsh janë sjellë disa herë gjatë kohës së tensioneve ndëretnike, por edhe gjuhës së akuzave mes Beogradit dhe Prishtinës. Së fundi, ato u përmendën nga kryeministri Thaçi, i cili dënoi me cdo kusht mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.

“Arkitektura e Ballkanit Perëndimor është e përfunduar, nuk ka ndryshim të kufijve, mendoj se ekziston një konsensus mes vendeve të mos ketë ndryshim të kufijve, sepse po të fillojë ndryshimi i kufijve nuk do të na çojë askund, do të hapet kutia e Pandorës. Ne tani nuk do të preokupohemi me kufijtë, kufijtë nuk mund ti ndryshojmë por mund ti bëjmë të pa qenë, duke i relaksuar i liberalizuar lëvizjen e qytetarëve, lëvizjen e mallrave dhe duke mos menduar për kufijtë por duke menduar për integrimin në Evropë, NATO dhe bashkëpunimin rajonal”, ka deklaruar Agim Çeku.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi