Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Elton John: Mrekulli që jam gjallë Empty Elton John: Mrekulli që jam gjallë

Fri 30 Mar 2012 - 11:04
Elton John: Mrekulli që jam gjallë Elton-john Këngëtari i mirënjohur, Elton John pohon se ka marrë aq shumë kokainë gjatë jetës së tij, sa i duket një mrekulli që edhe ai nuk ka pasur të njëjtin fund me kolegen e tij këngëtare Whitney Houston.

“Nëse nuk do të kisha hequr dorë nga varësia ndaj drogës në vitin 1990, me siguri që do kisha pasur të njëjtin fat me të, - thotë këngëtari. - Eshtë një mrekulli që jam ende gjallë, sepse kam marrë po aq drogë sa ajo”, - ka vijuar ai.

Pohimi i Elton John vjen vetëm 6 javë pasi ëhitney u gjete e pajetë në një dhomë në hotelin ‘Beverly Hills’, në moshën 48-vjeçare. Përgjigjet e analizave toksike mbi shkakun e vdekjes së saj zbuluan javën e shkuar, se ajo kishte sasi të mëdha kokaine në trupin e saj dhe se kishte qenë një përdoruese e rregullt e kësaj droge.

Elton John, i cili i ka shprehur prej kohësh prirjet e tij homoseksuale dhe është martuar me David Furnish në vitin 2005, ka qenë gjithmonë i hapur sa i përket problemeve të tij me drogën dhe alkoolin. Ai dhe bashkëshorti i tij kanë adoptuar një djalë të vogël, që tashmë është 1 vjeç dhe zërat flasin për një tjetër fëmijë të adoptuar nga ana e tyre. “Nuk do të isha njeriu që jam sot nëse nuk do të isha shkëputur në kohë nga droga, - ka rrëfyer këngëtari i madh, - nuk do të kisha Davidin, nuk do të kisha fëmijën tim, nuk do të kisha asgjë

top-channel.tv
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi