Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

QSUT: Koreografi Agron Aliaj në gjendje të rëndë Empty QSUT: Koreografi Agron Aliaj në gjendje të rëndë

Sun 1 Apr 2012 - 3:57
QSUT: Koreografi Agron Aliaj në gjendje të rëndë Agron-AliajTiranë, 22 mars 2012, NOA- Lidhur me gjendjen shëndetësore të koreografit Agron Aliaj, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” njofton se prej më shumë se 48 orësh koreografi ndodhet në ambientet e Pavijonit të Neurokirurgjisë ku ka marrë trajtimin e specializuar nga mjekët e pavijonit.

Siç raporton noa.al, nga ana e mjekëve thuhet se gjendja shëndetësore e Prof. Agron Alisë është e rëndë por e stabilizuar.

Mësohet se për Aliaj, i cili pësoi një traumë të rëndë nga aksidenti në të cilin u përfshi, aktualisht kujdeset një ekip mjekësh nën drejtimin e Prof. Mentor Petrelës.

Menjëherë pas aksidentit, koreografi i mirënjohur ka qenë i shtruar në reanimacionin e Spitalit Ushtarak dhe është ndjekur nga Dr. Fatos Olldashi.

Pas trajtimit që ka marrë në këtë spital, Aliaj është transferuar në reanimacionin e Neurokirurgjisë në QSUT ku edhe vazhdon të jetë.

Kujdesi ndaj tij ka qenë maksimal si nga drejtoria e QSUT ashtu edhe nga Ministria e Shëndetësisë, ku kanë ndjekur me vëmendje shëndetin e Prof. Aliaj duke qene në kontakt të vazhdueshëm më familjarët e tij.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka respektuar çdo mendim e sugjerim të mjekëve specialistë për trajtimin e mëtejshëm brenda apo jashtë vendit në mirëkuptim të plotë me familjarët. Më kërkesën e familjarëve, pacienti do të transferohet në një spital privat për një ndërhyrje ndihmuese në kolonën vertebrale, ndërhyrje të cilën e ka marrë përsipër një profesor grek.

Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e QSUT-së, respekton vullnetin e familjarëve për ta trajtuar në një institucion privat dhe me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë me propozim të Ministrisë së Kulturës do ti paraqis Qeverisë Shqiptare kërkesën për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin e mëtejshëm të profesorit.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi