Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krijohet databaza online për iso-polifoninë Empty Krijohet databaza online për iso-polifoninë

Sun 1 Apr 2012 - 4:00
Krijohet databaza online për iso-polifoninë Polifonia-e-JugutKrijohet databaza online për iso-polifoninë Aldo-Bumci-Vaso-Tole-Iso-polifoniaTiranë, 20 mars 2012, NOA – Për herë të parë, iso-polifonia shqiptare, kjo vlerë e patjetërsueshme e trashëgimisë shpirtërore e kulturore të vendit e mbrojtur si një kryevepër e njerëzimit edhe nga UNESCO, do të jetë tashmë në një databazë online, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Krijimin e kësaj databaze e bëri me dije ministri i Kulturës Aldo Bumçi, i cili e cilësoi nismën si një pjesë tejet të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore.

Ministri Kulturës theksoi se katalogimi dhe ruajtja e vlerave të trashëgimisë shpirtërore ka një rëndësi të madhe për tejçuarjen e këtyre vlerave në shekuj edhe për brezat e ardhshëm.

“Është detyrë e jona që pasurinë e trashëguar ndër shekuj ta konservojmë dhe dixhitalizojmë në mënyrë që këtë pasuri shpirtërore të popullit ta përçojmë në të ardhmen me metoda bashkëkohore”, tha Bumçi.

Ai nënvizoi se Shqipëria është e pasur me vlera të trashëgimisë kulturore, andaj shtoi ai, “ky është vetëm fillimi i punës për vlerësimin e kësaj trashëgime përmes formave të regjistrimit dhe katalogimit”.

I pranishëm në këtë konferencë për median në mjediset e MTKRS-së, akademiku Vaso Tole tha se “përmes këtij sistemi të dhënash do të rriten kapacitetet për ruajtjen dhe transmetimin e iso-polifonisë duke u ardhur në ndihmë institucioneve të ndryshme, specialistëve të fushës, publikut të interesuar etj”.

Tole theksoi se “futja e iso-polifonisë në kurrikulat shkollore për edukimin e të rinjve me vlerat e trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe të diversitetit kulturor ishte një hap shumë i rëndësishëm”.

Ai nënvizoi se “databaza e iso-polifonisë do të mbetet gjithmonë një faqe e hapur për pasurim të mëtejshëm”.

Iso-polifonia është pranuar si pjesë e listës së trashëgimisë botërore dhe njerëzimit në UNESCO, më 25 nëntor të vitit 2005 dhe pjesë e listës kombëtare të "Kryeveprave të trashëgimisë kulturore shpirtërore", më 29 shtator 2010.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi