Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Filmat e propagandës nga koha e nazizmit dhe trajtimi i tyre sot Empty Filmat e propagandës nga koha e nazizmit dhe trajtimi i tyre sot

Sun 1 Apr 2012 - 19:47
Filmat e propagandës nga koha e nazizmit dhe trajtimi i tyre sot 0,,15804013_401,00Rreth 40 filma të prodhuar në kohën e nacionalsocializmit ndodhen të arkivuar në të ashtuquajturin "rafti i helmeve". Ato mund të shfaqen vetëm për institucione të caktuara dhe duhet të shoqërohen gjithnjë me diskutime.
Filmat e periudhës së nazizmit pas luftës u hoqën nga qarkullimi prej aleatëve, sepse ato përmbanin propagandë nacionalsocialiste. Shumë filma janë hequr ndërkohë nga lista dhe vetëm rreth 40 syresh kanë mbetur. Aktualisht sërish është ndezur diskutimi lidhur me çështjen a është në përshtatje me kohën trajtimi i "filmave për publik të caktuar", (siç quhen sot filmat e periudhës së nacionalsocializmit) ? Apo ato duhen shfaqur "krejt normalisht" në kinema?

Debat i hapur

Si duhet trajtuar materiali propagandistik nacionalsocialist? A duhen hequr të gjitha librat dhe tekstet, simbolet dhe filmat dhe a duhen ndaluar ato? Apo ato duhet të vihen në dispozicion në mënyrë që të shihet se si i shpërndanin nazistët në atë kohë mesazhet e tyre në popull? Dhe nëse po, kush duhet të ketë akses tek materialet? Vetëm studiuesit? Apo të gjithë? A nuk është i madh rreziku që materiale të tilla të gjejnë sërish tokë pjellore tek ekstremistët e djathtë sot dhe tek të prapambeturit?

Një përgjigje të kënaqshme për këtë pyetje nuk ka, dhe nuk mund të ketë. Diskutimi për librin "Mein Kampf" të Hitlerit është aktual sot, sepse vitin e ardhshëm teksti nuk do të jetë më nën të drejtat e autorit. Çështja është më e komplikuar në rastin e filmave nacionalsocialist. Edhe për to do të ketë në të ardhmen diskutime. „Kinema Arsenal“ në Muzeun gjerman të Historisë tregon në programin e saj aktual filma naciaonalsocialist, edhe në Muzeumin e Filmit në Mynih po shfaqet aktualisht një seri filmash të njohur të asaj epoke. Në Mynih është planifikuar po ashtu një simpozium.

Në thelb bëhet fjalë për rreth 40 filma "për publik të caktuar". Ky emërtim disi i komplikuar përfshin filma, të cilat lejohet të shfaqen me disa rezerva jo për të gjithë dhe vetëm në kuadër të aktiviteteve studimore dhe diskutimeve. Ndër to bëjnë pjesë filmat propagandistikë "Çifuti Süß“ ose "dokumentare" si "Çifuti i përjetshëm". Shumica e këtyre filmave me rezerva janë të panjohur për vizitorët e sotëm të kinemasë. Të gjitha këto vepra kanë një gjë të përbashkët, ato i thurin himne luftës, janë antipolake ose antibritanike, janë filma me nota urrejtje dhe tone antisemitiste apo kanë përmbajtje të tjera propagandistike.
Trashëgimi e rënduar

Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore pati mbi 1200 filma, që u prodhuan në Gjermani në vitet 1933 – 1945, të cilët fillimisht u mblodhën nga aleatët dhe u ndanë në tri kategori. Shumica e tyre u lanë sërish të lirë, të tjerat u prenë dhe montuan sërish, një pjesë e vogël u klasifikuan si filma me rezerva. Ky grup u zvogëlua me kalimin e viteve, duke iu përshtatur kohës. Në fund mbetën vetëm 40 filma me rezerva. Fondacioni me bazë në Visbaden, Friedrich Wilhelm Murnau si dhe arkivi federal në Koblenc i administrojnë këto vepra, fondacioni është përgjegjës për filmat artistikë, arkivi për ata dokumentar.

Kohët e fundit ka pasur akuza se filmat me rezerva mbahen pa të drejtë nga të dy licensuesit. Për shembull një gazetar shkruan në të përditshmen „Die Welt“ se "ushtrohet censurë indirekte për të drejtat e autorit". Një akuzë që drejtori i fondacionit Friedrich Wilhelm Murnau, Ernst Szebedit nuk e pranon: „Fondacioni Murnau ka për detyrë që t`i trajtojë me kujdes filma të tillë dhe të mos e lejojë publikun të ketë akses tek to pa kontroll." Kjo është detyra jonë", thotë Szebedit. Përveç kësaj sipas tij: "E drejta e autorit nuk është masë censuruese“.
Në kërkim të dialogut me spektatorin

Szebedit, që drejton prej muajsh fondacionin është i hapur për trajtimin në të ardhmen të filmave me rezerva. Fondacioni ka qenë shumë defensiv sa i përket kësaj teme. Edhe për politikanët përgjegjës filmat e periudhës naziste kanë qenë gjithnjë një temë e nxehtë, ata nuk përzihen me dëshirë në këtë temë. Szebedit kërkon një bazë të re të trajtimit të ardhshëm të filmave të diskutueshëm. Pse të mos krijohet një grup me specialiste që që debatojë dhe të japë direktiva të reja?

Në fund të fundit në dekada ka ndryshuar edhe efekti i filmave nacionalsocialistë ndaj shikuesit. Disa prej filmave, të cilat aleatët dhe brezat e mëpasshme i kanë karakterizuar si propagandë e rrezikshme naziste, nuk do të paraqisnin sot rrezik. Disa nga filmat që ndodhen në listën me rezerva duhen lejuar të shfaqen. Nga ana tjetër ka filma që janë të lira, pra nuk ndodhen mes filmave me rezerva, por që psikologjikisht ose tematikisht janë shumë më të rafinuar.

Autor: Jochen Kürten/ Aida Cama
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi