Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fiton çmimin Guinnes tryeza e stërmadhe prej çokollate Empty Fiton çmimin Guinnes tryeza e stërmadhe prej çokollate

Tue 3 Apr 2012 - 2:26
Fiton çmimin Guinnes tryeza e stërmadhe prej çokollate QokolatTryeza e stërmadhe prej çokollate e përgatitur nga pastiçieri dhe mjeshtri milanez i çokollatave Mirco Della Vecchia ka fituar çmimin botëror Guinnes, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Çertifikimin në Guinnes e bëri publik pasditen e së shtunës në fshatin Bicocca të Milanos, një jurist londinez, i cili tha se tryeza tejet e madhe me përmasa 18.2 metra për dy vetë, është më e gjata krahasuar me rekordin e mëparshëm.
Mjeshtri i çokollatave, 32-vjeçari Della Vecchia, është pastiçieri që mban numrin më të madh të rekordeve Guinnes në sektorin e pastiçerisë dhe çokollatave.
Ndër krijimet e tij më të njohura është skulptura prej çokollate më e lartë në botë, një riprodhim i kambanës së sheshit “San Marco”, plot 8 metra e lartë.
Della Vecchia e krijoi atë në vitin 2010 duke përdorur si lëndë të parë tonelata me çokollatë.
Tryeza “extra-large” e tëra në çokollatë, që fitoi çmimin e ri Guinnes do të ekspozohet për të gjithë adhuruesit në fshatin Bicocca deri në 6 prill.
Organizatorët e këtij eventi të veçantë thonë se tryeza prej çokollate do të pritet dhe shpërndahet falas për të vizitorët e qendrës kinematografike të Milanos, të shtunën më 7 prill, gjatë kremtimit të pashkëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi